web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Heronjtë shpëtojnë 42 jetë

26 Nëntor 2019, 13:57, Kronika CNA

Shqipëria është zgjuar sot në panik për shkak të një tërmeti të fuqishëm që goditi vendin, në orën 03:55 të mëngjesit të sotëm.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë i shkallës Rihter, fatkeqësisht la pas 16 viktima, ndërkohë që mbi 600 persona kanë marrë lëndime.

Por, nga ana tjetër, forcat speciale të policisë, ato të armatosura, zjarrfikësit, kryqi i kuq dhe forca të ushtrisë e policisë kosovare janë të gjithë në terren në operacione të vështira të kërkim shpëtimit mes rrënojave të personave të mbijetuar.

Mrekulli dhe lajme të gëzueshme janë përcjellë në mesin e kësaj tragjedie, ku prej orësh të tëra nën rrënoja janë shpëtuar të gjallë me dhjetëra persona.

Ekipet e shpëtimit kanë bërë të mundur nxjerrjen gjallë nga rrënojat të 42 personave.

Megjithëse me mjete të prapambetura, duke gërmuar ndonjëherë edhe me duar centimetër pas centimetri, heronjtë e kësaj tragjedie, kanë bërë të mundur shpëtimin e 42 jetëve.

Ndërkohë, mësohet se në Vorë janë 13 pallate të dëmtuara, 42 banesa, 12 biznese, të prekur 112 banorë. Ka nevojë për 100 çadra strehimi.
Në Tiranë, janë 130 banesa të dëmtuara dhe 20 pallate, ka nevojë për 120 çadra, 200 shtretër.
Në Kamëz janë 10 pallate të dëmtuara dhe ka nevojë 50 çadra dhe 200 shtretër.
Në Rrogozhinë, 10 pallate të dëmtuara ka nevojë për 10 çadra.

Në Kavajë 3 pallate të dëmtuara, 10 shtëpi, 4 banesa të pabanuara. Ka nevojë për 10 çadra.
Në Golem 4 pallate të dëmtuara

 





Lajmet e fundit nga