web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rilindja fillon fushatën me show dhe recitale

25 Nëntor 2019, 12:04, Politikë CNA

Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama mesa duket dha sinjalin e fundit publik që Rilindja filloi fushatën e saj dhe si stil ka gjetur atë të vitit 2017, e cila ishte një ?One man show?. Por, përtej politikës dhe turmave, këtë radhë ka tre formate të ndryshme.

Së pari, është ky i kryeministrit që del e thotë çfarë i vjen në mendje. Duke folur që nga Kim Kardashian e deri tek Blendi Çuçi.

Por, një stil tjetër është edhe ai i ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili zhvillon konferenca ku flet vetëm ai. I pari, i dyti, i treti, i katërti apo i pesti, flet ai. Në të gjitha fjalimet e konferencës flet vetëm ai.

Por, nuk i shpëton vetëm ministrat dhe kryeministri. Shown e Rilindjes në një format të pështirë dhe të neveritshëm po e bëjnë edhe të zgjedhurit lokalë. Rakip Suli në Kamëz është specia më e veçantë e një “tyryry” politik, ku nuk ka gjë tjetër përveçse monologje politikanësh, ministrash, deputetësh e kryetar bashkish, të cilët tashmë flasin e vetëm flasin, megjithëse tashmë nuk i dëgjon askush./ CNA.al

Pas gafave/ Gent Cakaj lëshon ?perlen? e radhës





Lajmet e fundit nga