web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moti i keq/ Viktima dhe të humbur në Francë e Itali

25 Nëntor 2019, 08:58, Kosova & Bota CNA

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ka përfshirë Italinë dhe Francën, ku janë shkaktuar edhe viktima.

Sipas mediave italiane, situata e lumenjve është gjithnjë e më kritike pas valës së motit të keq të ditëve të fundit.

Në rajonet e Piemonte dhe Liguria prej motit të keq ka pasur një të vdekur dhe një është shpallur i humbur, ndërsa autoritetet kanë ndezur alarmin e kuq.

Ansa.it, raporton se moti i keq ka shkaktuar edhe rrëshqitje dherash si pasojë e të cilave është shembur një pjesë e autostradës A6 që lidh Torinon me Savonën. Nuk bëhet e ditur për viktima por gjithsesi zjarrfikësit dhe helikopterët ndodhen në vend për të kontrolluar për të vdekur apo të plagosur.

Në disa autostrada është pezulluar qarkullimi kurse lumi PO, po mbahet nën vëzhgim pasi në disa zona ka dalë nga shtrati dhe ka nisur të përmbytë rrugë dhe shtëpi, kurse në Valle d’Aosta, mijëra njerëz janë të izoluar për shkak të ortekëve.

Edhe Calabria, në Jug të vendit është përfshirë nga moti i keq, ku rrugët janë shndërruar në bazamente lumenjsh krijuar nga rreshtjet e shumta.

Por, moti i keq nuk ka kursyer as Francën.

Në Rivierën franceze kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër është deklaruar i humbur, kurse në Departamenin e Var, disa qindra shtëpi janë nën ujë.

Sipas të përditshmes franceze, ?Le Figaro?, në disa zona të Francës jug-lindore, ekuivalenti i dy apo tre muajve shi ka rënë në harkun e 24-48 orëve. Në Roquebrune, lumi Argens e rriti nivelin me 7 metra duke përmbytur gjithçka e duke vendosur një rekord të ri./ CNA.al





Lajmet e fundit nga