web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Taulant Kopliku tregon çfarë po ndodh me Alvin Berishën/ Ja pse nuk tërhiqen fëmijët e tjerë nga Siria

20 Nëntor 2019, 08:05, Sociale CNA

Taulant Kopliku, gazetari shqiptar, pjesë e stafit të emisionit investigativ italian ?Le lene?, ishte sot në ?Abc-ja e mëngjesit? me Enkel Demin.

Ndër të tjera gjatë bisedës në studio, gazetari rrëfeu se ç?po ndodh me Alvin Berishën, vogëlushin i cili u shpëtua nga kampi sirian, në operacionin e të cilit mori pjesë edhe ky i fundit.

Kopliku tregoi se komuna në të cilën banon familja e Alvinit ka vënë gjithçka në dispozicion për të bashkëpunuar për shëndetin e vogëlushit.

?Afrimi po bashkëpunon me komunën ku banojnë dhe ka vënë në dispozicion të gjithë mjetet e nevojshme për Alvinin.

Djali flet shqip, por edhe me italishten po punojnë. I kthehet besoj memoria.?-tha Taulant Kopliku.

Po ashtu gazetari u ndal edhe tek shqiptarët e tjerë që qendrojnë të burgosur në kampin Al Hol. Sipas gjykimit të gazetarit vështirësia e qeverisë shqiptare është raporti i ngushtë me turqit dhe moskomunikimi me kurdët.

?Ky është mendim gazetari, nga aq sa unë e kam prekur terrenin nëse qeveria shqiptare e pranon dhe do të komunikojë me kurdët do ishte e thjeshtë. Kurdët në disa shtete konsiderohet si terroristë, Shqipëria nuk e ka shprehur hapur. Por me veprimet e mbëshetetjes turke mban një qëndrim. Kemi njerëzit tanë atje që nuk arrijmë t?i marrim dot në një lidhje direkte nga Kurdistani, duhet një lëvizje nëpërmjet Sirisë dhe kalimit në Damask. Pra ka dy rrugë ose nga Damasku ose nga Irbili. Nga kjo duhet të ketë një lidhje direkte me kurdët.

Është edhe një lidhje mjaft e ngushtë mes dy krerëve të qeverive??-u shpreh gazetari Kopliku.





Lajmet e fundit nga