web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD kallëzimin penal për Unazën e Re/ Balliu: Nëse nuk hetohet, prokurorët presin shtëpi falas

20 Nëntor 2019, 09:20, Politikë CNA

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka depozituar kallzimin pënal për projektin korruptiv të Unazës se Re.

Partia Demokratike i kërkon prokurorisë nisjen e hetimeve dhe pezullimin e punimeve deri në përfundimin e hetimeve.

Balliu shprehet se ka një ?mal? me dokumenta, prova dhe fakte që ky projekt ka për qëllim kullat dhe jo ndërtimin e rrugës.

?Kjo prokurori duhet të nisë hetimet dhe të pezullojë punimet. Këtu bëhët fjalë për jetë njerëzish. Banorët po shkatërrohen dhe po dhunohen me gaz lotsjellës për shkak të një projekti korruptiv.
Prokuroria duhet të pezullojë punimet. Nëse prokuroria nuk heton atëherë prokurorët presin hyrje falas tek ato pallatet që po ndërtohen aty?, u shpreh Balliu./CNA.al





Lajmet e fundit nga