web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Miratimi i rezolutës në Kuvend/ Spiropali: Hap mbrojtës për tentativat e I.M & Co

15 Nëntor 2019, 15:45, Politikë CNA

Ministrja për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas miratimit në Kuvend të Rezolutës për ?Shmangien e krizës Kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese?.

Sipas Spiropalit, votimi i kësaj rezolute ishte një hap mbrojtës nga Kuvendi i Shqipërisë, për të bllokuar tentativat e I.M & Co që të delegjitimojnë procesin e jetësimit të Gjykatës Kushtetuese.

?Në mungesë të kompetencës për të emëruar gjyqtarin kushtetues, I.M, në mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në një proces kushtetues.
Vullneti i mazhorancës tonë qeverisëse, si dhe ndihmesa e jashtëzakonshme e partnerëve tanë evropianë e amerikanë nuk do të lejojë askënd e asgjë të minojë procesin e suksesshëm të Reformës në Drejtësi?, shkruan Spiropali.

Postimi i plotë:

Kuvendi miratoi me 97 vota ? Rezolutën për ?Shmangien e krizës Kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese -Detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit.”
Votimi i kësaj rezolute ishte një hap mbrojtës ?nga Kuvendi i Shqipërisë, për të bllokuar tentativat e I.M & Co që të delegjitimojnë procesin e jetësimit të Gjykatës Kushtetuese, një nga organet jetësore për zbatimin e objektivave kushtetues të kontrollit dhe balancave midis pushteteve të shtetit dhe garantimit të të drejtave themelore të njeriut.
Kuvendi i Shqipërisë vlerësoi se Dekreti i çdekretuesit kronik, i nxjerrë tej afatit 30 ditor, është një akt absolutisht i pavlefshëm, në mungesë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë konsiderohet nul.Në mungesë të kompetencës për të emëruar gjyqtarin kushtetues, I.M, në mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në një proces kushtetues.
?Vullneti i mazhorancës tonë qeverisëse, si dhe ndihmesa e jashtëzakonshme e partnerëve tanë evropianë ?? e amerikanë ?? nuk do të lejojë askënd e asgjë të minojë procesin e suksesshëm të Reformës në Drejtësi. Fill me konsolidimin e #superstrukturave që përbëjnë edhe #konstruktin e kësaj reforme, do të nisë edhe zbimi i KÇK-së bashkë me floktarët e Kushtetutës./CNA.al





Lajmet e fundit nga