web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë ndodh nëse Besnik Muçi nuk kalon vettingun?/ Këshilltari i Metës sqaron situatën

14 Nëntor 2019, 15:19, Politikë CNA

Këshilltari Ligjor i Presidentit, Bledar Dervishi ka shpejguar se çfarë ndodh nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese, i dekretuar nga Meta, Besnik Muçi nuk e kalon vettingun.

Sipas Dervishit, nëse ndodh diçka e tillë përfundimi i mandatit të Muçit kanstatohet nga Gjykata e Lartë.

“Nëse skualifikohet Muçi, përfundimi i mandatit konstatohet nga Gjykata Kushtetuese me vendim”, tha Dervishi në studion e Top Talk.

Kujtojmë se Muçi ishte anëtari i parë i i dekretuar nga Meta për Gjykatën Kushtetuese.
Besnik Muçi u zgjodh nga Meta mes 4 kandidatëve të përzgjedhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Emrat e tjerë ishin Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Regleta Panajoti./CNA.al





Lajmet e fundit nga