web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Aksioni i IKMT paralizon qarkullimin/ Lëndohen disa banorë dhe policë, shoqërohen 10 persona

12 Nëntor 2019, 08:02, Kronika CNA

Prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, IKMT vijon aksionin për shembjen e banesave në zonën e ?Astirit?.

Aksioni ka hasur në rezistencën e banorëve të cilët kanë qëlluar me bomba molotov dhe  gurë në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit ka përdorur gazin lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Nga përplasjet mësohet se kanë mbetur të lënduar disa banorë dhe disa punonjës të policisë. Ndërkohë rreth 10 persona, përfshirë edhe aktiviztin Ervin Goci, janë shoqëruar nga policia.

Po ashtu bëhet e ditur se aksioni i IKMT në zonën e Astirit ka ‘paralizuar’ tërësisht lëvizjen në këtë zonë mëngjesin e sotëm.

Në zonë janë vendosur forca të shumta të policisë bashkiake dhe asaj të rendit për të garantuar mbarëvajtjen e aksionit të shembjes së banesave dhe për të shmangur përplasjet e banorëve dhe aktorëve politikë të djathtë me punonjësit e IKMT.

Si rrjedhojë ata kanë bllokuar qarkullimin në këtë zonë si për mjetet por edhe për qytetarët që përdorin këtë rrugë për të kaluar./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga