web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Alvini nis një etapë të re”/ Taulant Kopliku mesazh emocionues për vogëlushin: Fëmijë shkëmb i fortë

10 Nëntor 2019, 14:34, Sociale CNA

Sonte është etapa e fundit televizive e historisë së Alvinit në ? Le lene?.

Gazetari i ekipit te ?Le lene? Taulant Kopliku thotë se nga nesër, nis një etapë e re për Alvinin fillimisht me rikuperimin fizik, e më pas me integrimin në jetën e tij të mëparshme.

?Nga neser Afrim Berisha dhe Alvini i vogël do të kenë larg reflektorët e mediave. Do të kthehen në përditshmërinë e tyre, pranë njerëzve me të dashur. Do të shijojnë e rikthejnë pak nga pak gjithë atë afeksion të munguar të pesë viteve. Ndërsa për ne, do të mbeten gjithmonë ai babai këmbëngulës e i pa dorëzuar përballë asnjë pengesë, dhe ai fëmija shkëmb i fortë që më në fund qesh ashtu si kurrë më parë.
Qofsh përjetë i lumtur Alvin?, shkruan mes të tjerash Kopliku.

Postimi i plotë:

Sonte eshte etapa e fundit televizive e historise se Alvinit tone. Nje sage e vertete e nje vogelushi me kurajon e nje burri te vertete.
Nga neser, per kampionin nis nje etape e re e jetes, fillimisht me rikuperimin fizik, e me pas me integrimin ne jeten e tij te meparshme, e cila iu vodh padrejtesisht. Pata fatin ta shoh dhe ti jap nje perqafim, per vetem pak minuta, sepse nuk kishte shume kohe per ne . Motrat dhe kusherinjte, te gjithe te mbledhur ne shtepine e Afrimit, e prisnin atje, ne dhomen e tij, per te rikuperuar sa me shpejt kohen e humbur ne keto pese vite.
Nga neser Afrim Berisha dhe Alvini i vogel do te kene larg reflektoret e mediave. Do te kthehen ne perditshmerine e tyre, prane njerezve me te dashur. Do te shijojne e rikthejne pak nga pak gjithe ate afeksion te munguar te pese viteve.
Ndersa per ne, do te mbeten gjithmone ai babai kembengules e i pa dorezuar perballe asnje pengese, dhe ai femija shkemb i forte qe me ne fund qesh ashtu si kurre me pare.
Qofsh perjete i lumtur Alvin/CNA.al





Lajmet e fundit nga