web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherri masiv tek “Ekonomiku” / Dekani i FEUT rrëfen ngjarjen: S’ka ndodhur brenda ambienteve tona

5 Nëntor 2019, 10:43, Kronika CNA

Dekani i FEUT, Dhori Kule ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur tek ?Ekonomiki? ku janë dhunuar disa studentë.

Kule deklaron se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të klasës ku zhvillohej leksioni.

Sipas tij studentët janë dhunuar nga një grup i panjohur të rinjsh.

?Dy djem që nuk ishin pjesë e grupit të studentëve kanë hyrë në klasë ku zhvillohej mesim dhe kanë nisur të grinden me djemtë e grupit. Gjatë kohës që pedagogia vazhdonte mësimin, këta dy djem grindeshin me djemtë nga grupi. Me insistimin e grupit pedagogia i nxorri jashtë dy djemtë e panjohur.
Pasi ka mbaruar mësimi ka ndodhur një grindje jashtë klase ku një grup të rinjsh ka goditur studentët. I kemi thënë studentëve të denoncojnë ata që i kanë goditur. Kemi informuar në mëngjes strukturat e policisë.

Ne si dekanat i universiteti kemi marrë masat të sigurohemi nëpërmjet strukturave të shtetit që studentët të mos guxojë kush t?i godasë.
Ngjarja s?ka ndodhur brenda ambienteve tona. Jemi në pritje të masave që do të marrë policia. Ata që kanë guxuar të godasin studentët tanë në ambientet e Qytetit Studenti të mbajnë përgjegjësi. Studentët të denoncojnë këdo që guxon të prishë zhvillimin normal të mësimit?, u shpreh Kule./CNA.al





Lajmet e fundit nga