Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar pesë kërkesat e fermerëve të cilët protestuan sot në Lushnje.
Kryemadhi shprehet se protesta dhe këkesat e tyre kanë mbështetjen e plotë të LSI.
Sipas saj, ?sot shqiptarët kanë një qeveri të ardhur në pushtet me votat e mbledhura nga presioni dhe intimidimi i votuesve nga krimi i organizuar dhe blerja me paratë e PPP të oligarkëve, ndaj ata janë kaq të papërgjegjshëm dhe arrogantë me fermerët, si edhe me çdo shqiptar që punon dhe jeton me djersën e tij?.
?Dua të ritheksoj edhe njëherë qëndrimin tim si kryetare e LSI, por edhe si qytetare e këtij vendi se mbështes fuqimisht kërkesat e fermerëve. Duke mbështur fermerët mbështesim Kombin, Familjen dhe Atdheun.
Sepse Shqipëria është shtëpia e çdo fermeri, blegtori, artizani dhe e çdo shqiptari, që do të jetojë në vendin e tij, me punë të ndershme?, shkruan mes të tjerash Kryemadhi.
Postimi i plotë:
PESË KËRKESAT E FERMRËVE DHE KOOPERATIVA E KROKODILAVE
Sot fermerët u mblodhën për herë të tretë, brenda pak javësh, në protestë për të drejtat e tyre. Protestat dhe kërkesat e tyre kanë mbështetjen e plotë, timen dhe të LSI.
PSE PROTESTOJNË FERMERËT?
Pesë kërkesat e fermerëve janë minimale. Unë po i rendis një e nga një ato, për t?ua bërë të njohura çdo shqiptari. Censura qeveritare dhe manipulimi me të vertetën rreth kërkesave të fermerëve ka qënë prioriteti i vetëm i makinës dezinformuese dhe përçarëse mes shqiptarëve, që ka për shofer dhe timonier Edi Ramën.
1: Fermerët shqiptarë kërkojnë subvencion sipas prodhimit. Metodë që e ndjekin të gjithë vendet fqinje, të cilët janë edhe konkurrentet direkt të fermerëve tanë.
2: Vlerësim dhe kompensim financiar me çmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësi të mëdha natyrore dhe për stokun e prodhimeve të shkaktuara nga çrregullimet e tregut. Kjo politikë ndiqet nga të gjithë fqinjët tanë për fermerët e tyre.
3: Barazimi i TVSH për produktet bujqësore, si në shitje ashtu edhe në blerje.
4: Drejtoritë e Bujqësisë dhe ministria, të mos jenë në shërbim të monopolistëve të importeve bujqësore dhe të imputeve, por të bëjnë punën e tyre sipas ligjit dhe t?i përgjigjen tatimpaguesve, që i paguajnë rrogën. Të bëjë analiza, kontrolle, monitorime për tokën, plehrat dhe farërat. Të ndërtojë një laborator të akredituar, që eksportet shqiptare të garantohen përballë sulmeve nga agjencitë e shteteve konkurrente.
5: Pika e fundit është një lutje ndaj qeverisë për të kryer detyrën e saj parësore. Të bëjë rregullime me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore.
PSE NUK PLOTËSOHEN KËRKESAT MINIMALE TË FERMERËVE?
Sot shqiptarët kanë një qeveri të ardhur në pushtet me votat e mbledhura nga presioni dhe intimidimi i votuesve nga krimi i organizuar dhe blerja me paratë e PPP të oligarkëve, ndaj ata janë kaq të papërgjegjshëm dhe arrogantë me fermerët, si edhe me çdo shqiptar që punon dhe jeton me djersën e tij.
Kjo qeveri udhëhiqet nga paaftësia, këtë e tregoi me dëmin që i solli eksporteve dhe prodhimeve bujqësore dhe blegtorale ulja e TVSH në masën 6%. Kjo masë solli uljen e eksporteve dhe rikthimin e balancës negative mes eksporteve dhe importeve. Para dy vitesh Shqipëria eksportonte prodhime bujqësore më shumë se importonte. Sot fermerët e kanë kuptuar që kanë të bëjnë me nje qeveri të paaftësh.
Qeveria e Rilindjes ka si inspirim grabitjen e më të dobtëve, nëpërkembjen, trajtimin e tyre si qytetarë të dorës së dytë dhe arrogancën kriminale ndaj kërkesave të tyre.
Heqja e TVSH për imputet bujqësore u shpall si iniciativë në mbrojtje e fermerëve. Nga kjo manovër propagantistike dolën të fituar vetëm qeveritarët hajdutë edhe monopolistët e importeve. Çmimi i imputeve nuk ul përkundrazi u rrit.
Sot janë ulur me shtatë herë subvencionet në bujqësi. Qeveria e krokodilave e ka mendjen tek PPP-të korruptive në miliarda euro dhe nuk arrin t?i japë fermerëve as vlerën e një ?kilometri? rrugë, që pa garë dhe me letra false i ndan me oligarkët hiena. Fermerët japin 24% të prodhimit kombëtar, por paratë shkojnë për ?Kooperativën e Krokodilave të Qeverisë dhe Oligarkëve?.
Numri i gjedheve vetëm këto dy vite ka rënë me mbi 100 mijë kokë dhe i të imtave ka rënë me mbi 500 mijë kokë, ndërsa numri i autobotëve me qumësht nga Serbia është rritur në mënyrë eksponenciale, si dhe importet e produkteve bujqësore janë rikthyer frikshëm duke shkatërruar prodhimet shqiptare.
Kjo qeveri, me politikat e saj është antikombëtare, në thelb edhe në veprim.
Goditja e fermerëve dhe blegtorëve po i detyron ata të braktisin tokat dhe serrat. Me dhjetra shqiptarë të kthyer nga emigrimi për të punuar dhe investuar në tokën e tyre, po largohen sërish nga vendi më të zhgënjyer se kurrë.
Kjo qeveri dhe Edi Rama si inspirues i kësaj politike antikombëtare po asgjesojnë me vetëdije shtyllën kurrizore të kombit. Goditjet ndaj fermerëve dhe biznesit të vogël kanë për qëllim asgjesimin ekonomik të patriotëve dhe familjes shqiptare. Rilindasit, me këto praktika ekonomike po detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin, që në vend të tyre të sjellin emigrantë nga Azia apo Afrika. Kësaj qeverie antikombëtare dhe oligarkëve që e komandojnë, ju duhen njerëz pa shtyllë kurrizore, pa gojë, pa krenari kombëtare, pa dashuri për Shqipërinë. Atyre ju duhen numra konsumatorësh dhe skllevër modernë.
Këmbët e trinomit që mban në pushtet Edi Ramën dhe oligarkët e tij janë: Paaftësia qeverisëse, grabitja e pasurive dhe taksave, si dhe veprimet e saja antikombëtare.
Në fund dua të ritheksoj edhe njëherë qëndrimin tim si kryetare e LSI, por edhe si qytetare e këtij vendi se mbështes fuqimisht kërkesat e fermerëve. Duke mbështur fermerët mbështesim Kombin, Familjen dhe Atdheun.
Sepse Shqipëria është shtëpia e çdo fermeri, blegtori, artizani dhe e çdo shqiptari, që do të jetojë në vendin e tij, me punë të ndershme./CNA.al
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zyrtarizuar tre kandidatët...
Ish-eurodeputeti njëherazi zëdhënësi i Punëve të Jashtme për...
Ish kryeministri Sali Berisha thotë se pasi u vërtetua se Ag...
Nëse fut emrin e ish-ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana ...
Nga Kreshnik Spahiu1- Pyes socialstët: Sa shumë euro paska k...
Rreth tre vite më parë, Ben Blushi themeloi partinë e tij LI...
Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli pritet të vi...
Pas pretendimeve të Lulzim Bashës, se pallati i tij është dë...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgji...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘Detyrim P...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video teksa ndodhet n...
Presidenti Ilir Meta prej dy ditësh ndodhet në Koraci për nj...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e premte...
Disa ditë më parë, CNA.al solli një material të plotë me një...
Kryeministri Edi Rama do të niset sot pasdite për një vizitë...
Ambasadori i Hungaresi në Shqipëri, Lorent Balla shprehet i ...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pritur në selinë e LSI ...
Në Shqipëri ka një perceptim për mediat. Ose je i kapur nga ...
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i...
Ish deputeti i PD, Luciano Boçi ka ngritur akuza ndaj minist...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...