web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“ISIS po na afrohet”/ 17-vjeçarja shqiptare apel qeverisë nga kampi i "ferrit"

29 Tetor 2019, 20:02, Kronika CNA

Alvin Berisha nuk është i vetmi fëmijë shqiptar që jeton në kushte të vështira brenda kampeve të ISIS pas vdekjes së të ëmës.

Një tjetër e re shqiptare, Elona Shuli, 17 vjeç, e mbetur në kampin e Al Hawl sikurse Alvin, që pas vdekjes të prindërve, po kujdeset e vetme për djalin e saj,  Suhejdin, 3 vjeçar të lindur në Siri, si dhe për 2 motrat Ermën e Jusrën e vëllain e vogël, Ibrahimin.

Pavarësisht se situata në kamp është përkeqësuar me futjen e forcave të shtetit islamik të Sirisë dhe Irakut në zonë, Elona shprehet se ata vazhdojnë të jenë në dorën e autoriteteve kurde.

?Dëgjo, këtu nuk kam asnjë adresë që të flas me kryeministrin, po patët ju aty ma jepni të flas unë me të dhe e dyta e punës thuaj nënës nuk mund të flas dot me telefon se gjendja këtu është e rrezikshme. Mos u bëni merak, elhamdulillah do flasim çfarë do ndodh?, ka thënë Elona Shuli.

Siç dëgjohet në një audio të siguruar nga Top Channel, 17 vjeçarja, pavarësisht vështirësive, përpiqet të gjej mënyrën për t?u kthyer në vendlindje; duke i kërkuar vetë qeverisë t?i largojë sa më parë nga terrori që po jetojnë./CNA.al





Lajmet e fundit nga