web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

BE “refuzoi” Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut/ Juncker: Gabim historik

18 Tetor 2019, 14:15, Politikë CNA

Kreu i Komisionit Europian Jean Claude Juncker e quajtur një gabim historik pamundësinë e vendeve të BE-së për të miraturar  hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedonisnë së Veriut.

Juncker theksoi se këto dy vende e meritonin që sot të shpërbleheshin nga BE-ja me çeljen e bisedimeve për anëtarësim.

?Pata thënë në fillim të mandatit tim se nuk do të kishte zgjerim gjatë këtyre 4 viteve. Por çështja këtë herë nuk ishte kjo, çështja ishte nëse ato (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) ishin apo jo kandidatë në nivelin e duhur për të na lejuar që nisnin bisedimet. Unë mendoj që ishte një gabim historik. Nëse BE dëshiron të respektohet, ajo duhet të respektojë angazhimet e saj?,tha Juncker./CNA.al





Lajmet e fundit nga