Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kujtuar 72 vjetorin e vrasjes së 5 deputetëve dhe 11 intelektualëve nga diktatura komuniste.
Sipas Bashës, edhe sot pas 72 vitesh kemi një Shqipëri më Parlament monist që merr vendime për të vjedhur dhe grabitur vendin.
?72 vjet më vonë, në Shqipëri kemi një parlament monist, ku çdo ditë mendohet si të prodhohen ligje për të vjedhur e plaçkitur shqiptarët dhe pasuritë e tyre, për të ndaluar opozitën politike e median kritike. 72 vjet më vonë, regiimi autokratiko-kriminal i drejtohet opozitës politike me të njëjtën terminologji siç u drejtohej xhelati grupit të deputetëve, duke e quajtur një forcë e errët e cila do të marrë pushtetin.
Por siç na mëson historia e na e ka lënë trashëgimi edhe përpjekja e grupit të deputetëve, askush s?mund ta ndalë ëndrrën e një populli, lirinë e tij, fatin e tij?, shkruan mes të tjerash Basha.
Postimi i plotë:
72 vite më parë, më 10 tetor 1947, në një akt të pashembullt të eliminimit të elitës së kombit shqiptar, për interesa pushteti diktatura komuniste pushkatoi 16 veta, 5 prej të cilëve deputetë, në një gjyq të montuar që ka hyrë në histori si gjyqi i parë i dënimit të deputetëve. Me vendim të vetë diktatorit dhe me frymëzim bolshevik, në Shqipëri po grisej edhe formalisht veli i opozitës politike dhe përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit, intelektualë me formim perëndimor, klerikë të njohur e të angazhuar aktivisht në luftë kundër pushtuesve të huaj, si dhe tribunë të lëvizjes për rreshtimin e Shqipërisë në krah të demokracive perëndimore, u dënuan me pushkatim dhe vendimi u ekzekutua me urgjencë brenda dy javësh, nëpërmjet një vrasjeje mizore masive në Malin me Gropa.
Pinjollë të familjeve të njohura e me tradita patriotike, u nxorën para gjyqeve politike, në përpjekje për të shkatërruar njëherë e mirë çfarëdolloj opozite që mund të prodhonte shoqëria shqiptare ndaj sistemit diktatorial komunist që po impononte klika e ardhur në pushtet me dhunën e pushkës. Pas gjyqit të parë të deputetëve, ku xhelati ishte përkujdesur të përzgjidhte personalitete nga Shkodra, Tirana, Gjirokastra, Dibra, Lushnja, apo edhe Prishtina, me urdhër të vetë diktatorit, pati edhe dy valë të reja gjyqësore në vitin pasardhës, ku me varje, pushkatime apo me burgime të përjetshme u dënuan 15 deputetë, dhe dhjetëra bashkëpunëtorë të tyre.
Duke analizuar terrorin, udhëheqja xhahile vlerësoi se e kishte likuiduar njëherë e mirë rrezikun e krijimit të një opozite politike në vend. Kjo, sipas vetë dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, ishte arritur përmes torturave çnjerëzore, si elektroshoku apo lënia pa ushqim për një vdekje të ngadaltë, tortura që u përdorën mbi ajkën e kombit e sipas një manuali të vërtetë shkombëtarizues.
72 vjet më vonë, ndjehemi krenarë për deklaratat që ata deputetë, tribunë të vërtetë të mendimit shqiptar, dhanë në gjyqin e montuar. Ata u shprehën troç se nuk e donin regjimin që ishte ngritur në Shqipëri e se ata ishin organizuar e po përpiqeshin për një Shqipëri si Europa, një Shqipëri me demokraci perëndimore.
Përkundër dhunës çnjerëzore, ata i dolën zot orientimit perëndimor të shqiptarëve dhe i deklaruan botës se komunizmi nuk ishte një zgjedhje e lirë e popullit shqiptar, por, një regjim që u instalua dhe iu imponua popullit me dhunë e me gjak dhe që u mbajt me dhunë dhe me gjak.
72 vjet më vonë, në Shqipëri kemi një parlament monist, ku çdo ditë mendohet si të prodhohen ligje për të vjedhur e plaçkitur shqiptarët dhe pasuritë e tyre, për të ndaluar opozitën politike e median kritike. 72 vjet më vonë, regiimi autokratiko-kriminal i drejtohet opozitës politike me të njëjtën terminologji siç u drejtohej xhelati grupit të deputetëve, duke e quajtur një forcë e errët e cila do të marrë pushtetin.
Por siç na mëson historia e na e ka lënë trashëgimi edhe përpjekja e grupit të deputetëve, askush s?mund ta ndalë ëndrrën e një populli, lirinë e tij, fatin e tij.
Fati i Shqipërisë është i shkruar dhe është në Europë. Ata që përpiqen ta ndalin këtë udhëtim, do turpërohen si etërit e tyre.
Fillimisht do turpërohen për firmat e tyre, dikur firma pushkatimi e sot firma për vjedhje masive dhe dhunime të pronës dhe lirive të qytetarëve, e më pas do përgjigjen individualisht për përgjegjësitë që kanë për mbajtjen peng të vendit.
Duke përkujtuar betejën e grupit të deputetëve, ne kemi detyrimin të ruajmë lirinë dhe demokracinë. Ato kërcënohen sot nga karikaturat e brezit të dytë të diktaturës komuniste, të shndërruara në një aradhë pa komb, që ka vetëm një kult, vjedhjen. Është një betejë e re dhe të gjitha forcat demokratike, trashëgimtare politike të platformës së paraqitur nga grupi i deputetëve, janë thirrur në skenën e historisë, për ta fituar atë bashkë me të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë./CNA.al
Presidenti ynë Ilir Meta është një burrë i ndershëm që pasur...
Zbardhen porositë e kreut të PD, Lulzim Basha për strukturat...
Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa S...
Drejtori i Kabinetit të PD, Doriam Teliti shprehet se qeveri...
Duken të trembur treshja e kastës politike në Shqipëri. Me l...
Komisoni i Venecias ka publikuar raportin përfundimtar për p...
Shpallja e austriakut Peter Handke si fitues i çmimit Nobel ...
Komisioni i Venecias i ka vënë “vulën” duke thënë në raporti...
Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka ironizuar ...
Zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhaf...
Miratohet lista e 12 kandidatëve të pranuar në Shkollën e Ma...
Gazetari Lutfi Dervishi, në një intervistë të dhënë për Bota...
Miratohet Raporti përfundimtar i Venecias për presidentin Il...
Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm sot në konferencën vj...
Ish deputeti i LSI, Petrit Vasili ka publikuar një deklaratë...
Diplomati dhe studiuesi Shaban Murati ka reaguar në lidhje m...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar me ...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për emis...
“Nëse serbët e shqiptarët bien dakord, çfarë i intereson dik...
Gjatë intervistës së tij për emisionin Opinion, presidenti s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...