web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Politika nuk dënon politikën"/ Krasniqi: Persona në listën e zezë të SHBA, në Kryesi të PS"

8 Tetor 2019, 20:40, Politikë CNA

?Politika nuk dënon politikën, mirëpo ajo çka duhet që të bëjë është t?i jap akses drejtësisë. Kur dënohet personi nga gjykata, si është e mundur që partitë politike nuk e largojnë nga administrata publike, siç e kërkon ligji?

Ne kemi individ që është nën hetim, që është në listën e zezë amerikane dhe është ende në Kryesi të Partisë Socialiste. Kemi individë që na është thënë se është një nga 100 personat më të korruptuar në Shqipëri dhe është ende pjesë e politikës. Në fakt është bërë një listë publike, por që më pas na u tha se ishte një listë ?facebook-u?. Asnjë nga personat e korruptuar, të cilët thuhet se janë dënuar, nuk janë larguar nga politika, por thjesht kanë ndërruar pozicionet.

Duke qenë se Kosova është bërë shembull këto ditë, partia që humbi zgjedhjet mori një vendim revolucionar dhe tha: Asnjë individ me precedent penal nuk do të jetë kandidatë për deputet në zgjedhje. Pse nuk mund ta bëjë Shqipëria këtë gjë??, ka deklaruar Afrim Krasniqi, drejtues i ISP, nga tryeza e emisionit ?Tempora?./CNA.al





Lajmet e fundit nga