web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U helmuan nga ushqimi pranë shkollës/ Shkon në 50 numri i nxënësve të sëmurë në Postribë

4 Tetor 2019, 20:22, Sociale CNA

Ka shkuar në 50 numri i nxënësve të helmuar në shkollën “Adem Haxhia”  Postribë të Shkodrës.

Fillimisht u raportua për 19 nxënës që u paraqitën me të vjella, temperaturë dhe me marrje mendsh në spital, por situata është bërë çdo orë dhe më e rëndë.

Disa prej tyre janë rikthyer në urgjencë me të vjella, dhimbje barku, temperaturë dhe ethe teksa bëjnë fajtor ushqimin e “Fast Food-it” përballë shkollës.

Policia ka nisur hetimet ndërsa DShP ka marrë mostrat e ujit dhe të ushqimeve të fast food për të indentifikuar shkaqet e helmimit./CNA.al





Lajmet e fundit nga