web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ftesa për dialog me opozitën/ Patozi zbulon “kodet” e Ramës

3 Tetor 2019, 13:55, Politikë CNA

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog me opozitën.

Sipas Patozit, Rama kërkon vetëm ?të kalojë lumin? dhe t?ia hedhë edhe kësaj radhe.

I ftuar në Top Channel, Patozi tha se ?Rama fton opozitën, dhe thotë ?hajde ua hedhim, e kalojmë lumin.

Shqipëria është në krizë, Rama dhe Basha janë përgjegjësit kryesorë dhe në vend që të bëjnë përpjekje për ta zgjidhur, Ata thonë hajde bëjmë sikur?.

I pyetur nga gazetari Dyrnjaja nëse opozita, po bën autogol, Patozi tha se ?Basha e bën me vetëdije, ai nuk e do Reformën Zgjedhore, sespse palët politike nuk e duan. Kjo sepse do e kenë më të thjeshtë kontestimin e zgjedhjeve dhe sepse e dinë që sa herë të hapet debate për reformën do hapet tema e ndryshimit të sistemit?.

Gjithashtu Patozi tha se problemi është kryetarokracia,  ndërsa zgjidhja është tua heqim këtë pushtet, duke ndryshuar sistemin.

Po ashtu Patozi theksoi se ai që e keqpërdor më shumë pushtetin e kryetarokracisë, është kryeministri./ CNA.al





Lajmet e fundit nga