web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kujtim Gjuzi sfidohet nga Zv. Presidentja e partisë së tij

26 Shtator 2019, 20:05, Politikë CNA

Deputeti dhe drejtuesi i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi dhe Zv. Presidentja e kësaj partie, Silvana Bushati, janë pjesë e emisionit ?360 Gradë?, ku po diskutohet rreth temës “A na duhet Europa”. Megjithse pjesë e të njejtës parti, nga sa duket ata kanë divergjenca të thella midis tyre. Këtë e kanë treguar publikisht edhe mbrëmjen e sotme kur nga tryeza e emisionit ‘360 gradë” kanë ndezue debat të thellë midis veti.

Debati Bushati- Gjuzi:

Silvana Bushati: Unë mendoj se me Kujtim Gjuzin me shokë në Parlament ne kurrë nuk ikim në Europë, pa u zëvendësuar nga ne rinia.

Kujtim Gjuzi: Jap dorëheqjen nëse më zëvendëson drejtpërdrejtë.

Bushati:  Drejtpërdrejt jo se ndoshta devijoj gjatë rrugës.

Gjuzi: Ça t’ka bërë PD, ty të ka lënë jashtë, tjetrin e ka lënë jashtë.

Bushati: Ne nuk jemi zëvnedësues pot kemi vendin tonë kudo që të jemi. Nëse vjen rinia dhe u zë vendin këtyre ne kemi hapësirë që të shkojmë jo vetëm në Europë, por kudo. Por me deputetë si Gjuzi dhe shokët e tij në parlament ne kurrë nuk do të jemi në Europë.

Gjuzi: Është e drejta e një zonjushe t’i hapim krahun.

Bushati: Mos na fut me këto gjëra tani.

Gjuzi: Do ti zësh vendin Jul Dedës për emision kështu tani. Emisioni juaj ka format akademik.

Bushati: Jam tropojane dhe të arrish të shikosh ballkonin tim duhet shumë lart dhe do shumë punë e shumë kohë, nuk e di se për çfarë ballkoni e ka pas.

Gjuzi: Tirana i sheh të gjitha se e ka bërë metorpol, mirë se keni ardh në Tiranë.

Bushati: E kemi bërë ne të ardhurit Tiranën..../CNA.al





Lajmet e fundit nga