web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Tërmeti u paralajmëruan nga Meta”/ Noka kritika Ramës: Duhet të kishte marrë masat

23 Shtator 2019, 19:34, Politikë CNA

Qeveria duhet ta kishe marrë në konsideratë parashikimin e presidentit Ilir Meta për tërmetet. Kështu u shpreh ish deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka në studion e Report Tv.

Sips Nokës, reagimi i qeverisë është një shfaqe e shëmtuar që po përdoret për propagandë nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

?Qeveria duhet të kishte marrë masa, u paralajmërua nga Meta. Mediat e bënë si të çmendur. Duhej të diskutohej, të shihej nga qeveria se mund të kishte tërmete. Masat janë se ka vende ku tërmeti mund të ketë rrëshqitje.

E para e punës paralajmërohet popullsia, qartësohet që ne jemi zonë sizmike, që të mos e kapte paniku qytetarët. Ka një gjë që është e neveritshme, se tërmetin e shfrytëzuan për propagandë. Deri më 18 tetor do e kesh rilindjen vetëm duke u marrë me tërmetin. Kjo është për të mbuluar gjithë gjëmat dhe bëmat e tyre”, tha Noka./CNA.al





Lajmet e fundit nga