Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Mario Draghi dhe BQE-ja po përballen me një Eurozonë të ngadalësuar. Teksa rreziku i recesionit në Europë rritet, BQE duhet të veprojë sa më parë
Nëse Mario Draghi kishte shpresuar se muajt e fundit, përpara se të largohej nga BQE, do të ishin të qetë, ai e ka pasur plotësisht gabim, shkruan The Economist.
Ai ka tetë vite në krye të Bankës Qendrore Europiane. Në vitin 2012, Draghi i dha fund panikut në lidhje me ndarjen e Eurozonës, duke u zotuar se do të bënte ?gjithçka që duhet? për të mbrojtur monedhën e vetme. Në 2015, ai prezantoi masën e Lehtësimit Sasior (duke krijuar para për të blerë obligacione) përballë kundërshtimit të ashpër të shteteve anëtare të veriut.
Tani Eurozona po përballet me recesionin dhe qeveritë nuk po i vijnë fare në ndihmë, duke qenë të ngadalta për të lehtësuar politikën fiskale. Frika e investitorëve për një recesion të mundshëm dhe ndikimin e luftës tregtare kanë bërë që interesat e obligacioneve të bien. Jens Weidmann, kreu i Bundesbank dhe Klaas Knot, i Bankës Qendrore Holandeze, shprehen se duhet bërë shumë kujdes dhe se nuk duhet të reagohet ashpër kundër një stimuli të madh.
Por të dhënat ekonomike janë të tmerrshme. Prodhimi në Gjermani u tkurr në tremujorin e dytë dhe disa ekonomistë po mundohen që të pengojnë edhe një tkurrje tjetër në tremujorin e tretë. Italia është në stanjacion. Sipas indeksit të blerjeve të menaxherëve, rënia e prodhimit në Europë nuk tregon asnjë shenjë reduktimi. Sa më i thellë të jetë dhe sa më shumë të zgjasë, aq më të rënda do të jenë problemet edhe për pjesën tjetër të ekonomisë. Në Gjermani, shitjet me pakicë po bien dhe firmat po planifikojnë të punësojnë më pak punonjës.
Inflacioni është në nivele të ulëta. Çmimet e energjisë dhe të ushqimit kanë mbetur në rreth 1%, nën objektivin e Bankës Qendrore, por gjithsesi pranë nivelit prej 2%. Pritshmëritë afatmesme të investitorëve, të matur me normat e shkëmbimit, kanë zbritur në 1.2%, shumë më poshtë nivelit të viteve 2014-?15, kur banka përgatitej të fillonte Lehtësimin Sasior.
Këndvështrimet e parashikuesve profesionistë të anketuar nga BQE janë edhe të zymta se ato të vitit 1999. Në një përpjekje për të forcuar besueshmërinë e saj, banka ka theksuar se nuk dëshiron të ulë objektivin e saj prej 2% në mënyrë të vazhdueshme. Por fjalët nuk kanë peshë, nëse ajo nuk i shoqëron ato edhe me veprime konkrete. Disa ekonomistë, mes tyre edhe Larry Summers nga Universiteti i Harvardit, argumentojnë se një prej shkaqeve kryesore të kësaj situate të zymtë ekonomike është mungesa e kërkesës.
Kostot e huamarrjes sovrane, në pjesën më të madhe të Eurozonës, janë afër zeros ose poshtë këtij niveli. Në një botë ideale, qeveritë do ta përqafonin menjëherë mundësinë për të marrë hua kaq lirë, në mënyrë që të investojnë. Dhe është gjithashtu e vërtetë që politika monetare ka gjasa të jetë më pak efektive sepse normat janë kaq të ulëta. Norma e depozitave të BQE-së është tashmë në -0.4%. Në një pikë, përfitimet e reduktimeve të mëtejshme do të kompensohen nga kostot e tyre, për shembull nëse klientët fillojnë të marrin hua fonde nga bankat dhe kështu t?i destabilizojnë ato.
Me kushtet financiare aktuale, Lehtësimi Sasior pritet që të mos jetë aq efektiv sa në vitin 2015. Do të ishte shumë e papërgjegjshme nga ana e BQE-së nëse ajo nuk do të ndërmerrte asnjë masë dhe nuk do të reagonte. Në fakt, është detyrë e saj që të arrijë të vendosë stabilitet të çmimeve. Gjasat që qeveria e Gjermanisë të marrë hua për të shpenzuar janë të pakta, edhe nëse e gjithë lakorja e tij e rendimentit të obligacioneve të saj ka rënë nën nivelin zero. Derisa qeveritë të rrisin sasinë e parave për të shpenzuar, BQE-së nuk i mbetet zgjidhje tjetër veçse të veprojë. Kjo është e vetmja gjë me vlerë që i mbetet të bëjë.
Z. Draghi duhet të tregohet i guximshëm gjatë kësaj periudhe që i ka mbetur në krye të BQE-së. Edhe pse qëllimi për ulje të normave të interesit është i kufizuar, ai ende ekziston. Gjëja më e rëndësishme është lehtësimi i ndikimit në stabilitetin financiar, nëpërmjet ?rregullimit? të normave të depozitave dhe duke u mundësuar bankave një zbritje për disa nga normat e interesat që ata do të duhet të paguanin për të depozituar paratë e tyre në Bankën Qendrore.
Ky do të ishte një tregues i faktit që BQE mund të ulë normat e mëtejshme të interesit, pa ?hedhur në erë? sistemin bankar. Z. Draghi duhet të rifillojë edhe Lehtësimin Sasior dhe të angazhojë bankën për blerjen e obligacioneve derisa inflacioni bazë të shfaqë shenjat e një rikuperimi domethënës. Ai ka thënë edhe më parë se ai i konsideron blerjet e aseteve si veçanërisht të dobishme në ringjalljen e pritshmërive të inflacionit. Një pengesë në këtë drejtim është kufizimi i vetëvendosur nga BQE-ja, sa i takon pjesës së obligacioneve qeveritare të një vendi që banka mund të blejë. Kjo duhet të ndryshojë nga një e treta në gjysmë, duke dërguar një sinjal të fuqishëm se me BQE-në nuk bëhet shaka, por biznes i mirëfilltë.
Ligjshmëria e Lehtësimit Sasior është ende duke u shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë, por një vendim i Gjykatës Europiane të Drejtësisë dhënë gjatë vitit të kaluar, u duk sikur i dha BQE-së të gjithë hapësirën e nevojshme për të arritur stabilitetin e çmimeve. Së fundmi, z. Draghi duhet të përpiqet të përdorë të gjithë forcën e pushtetit të tij për t?i nxitur qeveritë që të ushtrojnë fuqitë e tyre fiskale, në mënyrë që të shmangin një recesion të mundshëm.
Z. Draghi është në një pozicion unik. Qëndrimi i tij me investitorët dhe qeveritë është ajo që ia rrisin atij vlerat në krye të BQE-së. Dhe pasi ai largohet nga ky post, vetëm disa javë më pas, ai mund të jetë i paqartë nëse ia ka arritur që ta përcjellë ashtu siç duhet mesazhin se edhe qeveritë dhe jo vetëm Banka Qendrore Europiane, duhet të veprojnë. Nëse ai do ta arrijë një gjë të tillë, do të jetë padyshim njeriu që arriti deri në fund të mbrojë euron./ Monitor
Greqia duket se nuk po gjen paqe. Sikurse raportojnë mediat ...
Një tërmet i fortë ka lëkunduar pak më herët ishullin grek t...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar, ku një vajzë 13 ...
Bashkim Europian ka vite që grindet për migrantët. A do t’ia...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Holandën, ku një avokat i n...
Një javë pas vizitës së tij zyrtare në Japoni, presidenti i ...
Presidenti amerikan Donald Trump, ka emëruar Këshilltarin e ...
Në Kosovë më solli një udhëtim investigativ gazetaresk. Për ...
Para 25 vjetësh u mbyt në Detin Baltik trageti “Estonia”. 85...
Gruaja e rrahur dhe keqtrajtuar nga burri që mban njëherësh ...
Për një kohë të gjatë, Presidenti i përkohshëm i vetëshpallu...
Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti është i pa...
Përpara mbritjes në Tiranë, presidenti i Këshillit Evropian,...
Rreth 500 kg kokainë janë kapur nga policia greke. Mediat fq...
Një operacion antimafia i kryer në Itali ka vënë pas hekurav...
Parlamenti Europian ka votuar pro emërimit të Christine Laga...
Ish kryeministri italian Matteo Renzi italian është larguar ...
Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi ka bërë publike plane...
Çdo vit në muajin shtator liderët e botës mblidhen për dy ja...
Presidenti amerikan Trump kërcënon se do t’i tërheqë trupat ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...