Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Gushti ishte muaji i aksionit të qeverisë në kuadër të një fushate të gjerë kundër informalitetit, që përkoi dhe me një periudhë kur konsumi është i lartë për shkak edhe të 1.5 milionë turistëve të huaj që erdhën në vend, sipas deklarimeve nga Ministria e Turizmit.
Drejtues të lartë të financave u angazhuan në kontrolle në terren, duke kërkuar zbatimin e ligjit dhe paralajmëruan ndëshkime për të gjithë ata që nuk lëshojnë faturë. Pamjet me hotelet e bllokuara në kulmin e sezonit ishin të përditshme, duke sinjalizuar se nuk do të kishte asnjë tolerancë për shkelësit e ligjit. Presionet arritën deri aty sa për përsëritje të moslëshimit të faturës, biznesi mbyllej.
Por, të ardhurat në gusht nga TVSH e brendshme, që është një tregues direkt i konsumit në ekonomi, dhe reflektim i deklarimeve të shitjeve të bizneseve (ku përfshihet 20% i TVSH-së), ishin zhgënjyese. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se nga tatimet u mblodhën 2.3 miliardë lekë TVSH, me një rënie të fortë prej 32.8% në raport me të njëjtin muaj të një viti më pare (edhe në korrik tkurrja ishte e fortë prej 30%, duke i bërë këto dy muajt me ecurinë më negative të gjithë këtij viti, ndërkohë që konsumi duhet të ishte rritur për shkak se ky ka qenë viti më i mirë i turizmit në vend ).
Ndonëse doganat i rritën arkëtimet e tyre me gati 9%, sërish nuk arritën të neutralizonin këtë tendencë. Si rrjedhojë, në total, të ardhurat nga TVSH për gushtin ranë me 3.5% me bazë vjetore.
Për 8 mujorin, të ardhurat nga TVSH e brendshme ranë me 18%. Kjo është tkurrja më e fortë e dekadës së fundit, të paktën që nga 2009, kur raportohen të dhënat e detajuara nga Ministria e Financave (shiko grafikun). Negativisht ka ndikuar dhe ngadalësimi I aktiviteti të gazsjellësit TAP dhe mbylljes së lojërave të fatit, por gjithsesi rënia është shumë e fortë për një ekonomi që ka ritme positive rritjeje dhe për më tepër në muajt e verës ka pasur konsum të shtuar nga turistët.
Të ardhurat totale në rritje, nga shpërndarja e fitimeve të mbartuara
Të ardhurat totale në buxhet për muajin gusht arritën një nivel të lartë prej 40 miliardë lekësh, me një rritje prej 6.1% (+2.3 miliardë lekë) në raport me gushtin e një viti më parë dhe duke qenë brenda planit. Por, kjo performacë pozitive ka ardhur në pjesën më të madhe nga ?Tatimi mbi të ardhurat personale?, që ka ndikuar në gati 60% të rritjes totale të të ardhurave buxhetore. Ecuria e mirë e këtij zëri është e lidhur kryesisht me nxitimin e bizneseve për të deklaruar fitimin e pashpërndarë të viteve të kaluara, i cili në bazë të ndryshimeve ligjore tatohet me 8% nëse paguhet brenda 30 shtatorit. Të ardhurat nga ky zë ishin 5.6 miliardë lekë, me një rritje të fortë prej 32.4% (+1.4 miliardë lekë) në krahasim me një vit më parë.
Elementi i dytë që ka ndikuar në rritje është ai i taksave lokale, që u zgjerua me 42% (+500 mln lekë) në 1.7 miliardë lekë, ku efektin kryesor e japin të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, për shkak të numrit të lartë të lejeve që po jepen, kryesisht në kryeqytet.
Ecuri pozitive kishin dhe të ardhurat nga sigurimet (+6.3) dhe nga tatim fitimi (+14%).
Për 8 mujorin, të ardhurat në buxhet ishin 305.9 miliardë lekë, me rritje prej 4% me bazë vjetore. Plani është realizuar 98%, çka nënkupton se buxhetit i mungojnë 6.6 miliardë lekë.
TVSh është zëri me performancën më negative për 8 mujorin, me rënie prej 3% me bazë vjetore. Akzica dhe taksa nacionale ranë me 1% dhe 12% për të njëjtën periudhë. Në të kundërt, me rritje ishin tatimi mbi të ardhurat personale (+26%), sigurimet (+6.1%), tatim fitimi (13%), taksat lokale (+31.4%)./ Monitor
Shqiptarët sot kanë në duart e tyre mbi një milionë karta ba...
Sektorët që vuajnë mangësi të fuqisë punëtore kanë nisur të ...
Investimet e Huaja Direkte kanë shfaqur tendencë rënëse në t...
Ish nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe njëherazi ish...
Përgjysmimi i ritmeve të rritjes ekonomike, konsumi i dobët,...
Një procedurë prokurimi e hapur së fundmi për shprehje inter...
Viti 2018 dhe gjysma e parë e vitit 2019 ishte një periudhë ...
Aksioni antiinformalitet ka penalizuar 9 kompani hidrokarbur...
Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht për 1 janarin 2020, i ci...
Në një projekt ambicioz, qeveria shqiptare publikoi në fund ...
Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin e dytë 2019, shë...
Akademiku dhe profesori Artan Fuga ka thënë se partneriteti ...
Duke filluar nga viti i ardhshëm, tatimpaguesit që kanë pron...
Sipas raportimeve nga vendi, qeveria Rumune ka aprovuar shit...
Shqipëria dhe disa vende të Ballkanit Perëndimor u përfshinë...
Së fundmi është zbuluar metoda e re e vjedhjes së fodeve të ...
Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington pezulloi e...
Fiskalizimi që u kthye në epiqendrën e dytë të daljeve të qe...
Projekti i fiskalizimit, i njoftuar nga qeveria në fund të k...
Leku ka humbur sërish pikë ndaj të gjitha valutave kryesore,...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...