web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Ironia therëse/ Avni Delvina “surprizon” Veliajn, Gjonajn dhe Maznikun

1 Shtator 2019, 06:42, Aktualitet CNA

Ditët e fundit në media dhe në rrjetet sociale kanë bërë mjaft bujë lajmet për shpenzimet e luksit të Rilindjes. Fillimisht në media doli një lajm sipas të cilit, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kishte paguar 700 euro për një natë në një hotel, ndërsa ?Brryli Broadway? publikoi një foto të Veliajt me një çantë shpine, e cila kushton rreth 869 dollarë amerikanë.

Së fundi në një skandal të ngjashëm u përfshi edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku. JOQ publikoi një faturë, sipas së cilës një kompani private kishte paguar 900 euro për një natë në hotel, për Maznikun.

Kjo ka sjellë reagime të shumta, përfshirë edhe grafistin e njohur Avni Delvina. Ky i fundit, nëpërmjet një grafike ka ironizuar kryebashkiakun Veliaj, zëvënedësin e tij Maznikun por edhe ministren Gjonaj.

Bashkangjitur fotos së publikuar në rrjetet sociale, ndër të tjera Delvina shkruan se ?Rilindasit nga qe jane parveny, ata kane nje aftesi te tmerrshme per te thithur, kopjuar, e imituar, gjithcka te re e moderne. Ata nuk kane asgje origjinale, por e plotesojne mire panoramen e tyre dhe prandaj nderkombetaret i pelqejne.
Ne grafike jepet nje treshe e tyre, qe kercen flamenco ne nje shesh te Spanjes dhe fiton simpatine e vendasve….dy bashkiake dhe nje ministre.?/ CNA.al





Lajmet e fundit nga