Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Gjyqtarët e Krimeve të Rënda, të shkallës dhe të Apelit, ata që do të kalojnë Vettingun, do të jenë nesër gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.
Deri më tani mjaft çështje të bujshme, për të cilat opinioni publik ka pasur pritshmëri kanë dështuar.
Aludimet dhe perceptimet se përse kanë dështuar në publik kanë qenë të shumta, por me fillimin e procesit të Vettingut, janë konkretizuar edhe arsyet.
Nga Vettingu kemi se sa shtrenjtë i kanë shitur gjyqtarët vendimet e tyre, diku me para, e diku me ndere të tjera.
Nëse shfletojmë pasurinë e tyre, është e turpshme të konstatosh se kush janë njerëzit që kanë ndarë drejtësi.
Por, sigurisht që në sistemin e drejtësisë ka edhe prokurorë e gjyqtarë të ndershëm.
CNA.al do të ketë në fokus këtë radhë, gjyqtaren Daniela Shirka.
Kujtojmë se Shirka është gjyqtarja që vendosi sekuestrimin e aksioneve në një bankë në Tiranë të bashkëshortes së deputetit të PS-së, Aflred Peza.
Vendimi për sekuestro preventive ndaj aksioneve, në masën 1 %, me vlerë rreth 113 milionë lekë të reja, të gruas së deputetit Alfred Peza u ?vulos? nga gjyqtarja në vitin 2017 pas kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda.
Gjithashtu një tjetër çështje e rëndësishme që Shirka ka kaluar në duar, ka lidhje me dosjen Shullazi. Ajo ka drejtuar seancën gjyqësore kur është bërë ballafaqimi mes Emiljano Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqaj.
Sa i përket pasurisë, Shirka të ardhurat i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit.
Si pasuri të patundshme ajo ka deklaruar në vitin 2003 një shtëpi banimi 1-1+ përfituar nga privatizimi, në bashkëpronësi me familjarë të tjerë.
Pas martese në vitin 2011 ajo ka nisur procedurat për blerjen e një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 92 m2 me vlerë 6.440.000 lekë
Për blerjen e këtij apartamenti ajo deklaron se 3 000 000 lekë i ka pasur nga kursimet e pagave, ndërsa 3 500 000 janë marrë hua nga bashkëshorti, dy vëllëzërve të tij , vjehrrit dhe një shtetasi tjetër.
Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Daniela Shirka.
Viti 2003
Shtëpi banimi 1-1+. përfituar nga privatizimi, në bashkëpronësi.
Paga, si gjyqtare ne Elbasan, në vlerën 0,123 milion lekë.
Viti 2004
Paga, si gjyqtare ne Elbasan, në shumën 805 086 lekë.
Viti 2005
Paga, si gjyqtare ne Elbasan, në shumën 973 382 lekë.
Viti 2006
Depozitë bankare pa afat në shumën 200 000 lekë.
Paga, si gjyqtare ne Elbasan, në shumën 948 551 lekë.
Viti 2007
Depozitë bankare pa afat në shumën 200 000 lekë.
Gjendje cash te ardhurash në shumën 300 000 lekë.
Paga, si gjyqtare në Elbasan, në shumën 992 460 lekë.
Viti 2008
Gjendje cash te ardhurash në shumën 400 000 lekë.
Tërheqje e interesit bankar në shumën 2 900 lekë.
Paga, si gjyqtare në Elbasan, në shumën 806 371 lekë.
Viti 2009
Kursime nga paga, në shumën 300 000 lekë.
Automjet “Renault”, i blerë në vitin 2009 në shumën 430 000 lekë me të ardhurat e kursimeve nga paga.
Paga, si gjyqtare në Elbasan, në shumën 805 652 lekë.
Paga nga bashkëshorti si inxhinier në kompaninë Alb telecom në shumën 566 269 lekë.
Bashkëshorti, Bledar Kasmi, depozitë bankare , vlera 125 000 lekë, bonio privatizimi me përfitim blerje aksionesh nga kompania Alb Telecom.
Gjendje, të ardhura të krijuara nga puna ndër vite në shumën 1 600 000 lekë.
Viti 2010
Kursime nga dy pagat, të cilat gjenden në llogarinë e bashkëshortit të gjyqtares në shumën 400 000 lekë.
Paga, si gjyqtare në Elbasan, në shumën 672 046 lekë.
Paga nga bashkëshorti si inxhinier në kompaninë Albtelecom në shumën 737 126 lekë.
Viti 2011
Kursime nga dy pagat në shumën 600 000 lekë.
Tërheqja të ardhurash nga llogaria e pagës së bashkëshortit në shumën, 600 000 lekë.
Kontratë, kapari, lidhur në vitin 2011 për blerje banese në shumën 700 000 lekë. Burimi i krijimit, kursime nga pagat ndër vite.
Paga, si gjyqtare në Elbasan, në shumën 648 772 lekë.
Paga nga bashkëshorti si inxhinier në kompaninë Albtelecom në shumën 1 079 270 lekë.
Bashkëshorti, hua marrë shtetasit, B.L, për blerje banese, në shumën 2 000 000 lekë.
Bashkëshorti, hua marrë vëllait M.K, për blerje banese, në shumën 500 000 lekë.
Bashkëshorti, hua marrë vëllait D.K, për blerje banese, në shumën 500 000 lekë.
Bashkëshorti, hua marrë vjehrri S.Sh, për blerje banese, në shumën 500 000 lekë.
Viti 2012
Kontratë shitblerje, lidhur me datën 19.01.2012 për blerje apartamenti me sip.92 m2 me vlerë 6.440.000 lekë. Burimi i krijimit: 3 000 000 kursime nga dy pagat, 3 500 000 hua nga bashkëshorti në vitin 2011.
Në vitin 2012 i është paguar shitësit shuma prej 5 740 000 lekësh, pasi shuma prej 700 000 lekë i është shlyer në vitin 2011.
Kursime nga dy pagat në shumën 1 000 000 lekë.
Paga, si gjyqtare në Elbasan, në shumën 875 403 lekë.
Paga e bashkëshortit në shumën 1 376 181 lekë.
Bashkëshorti, hua marrë shtetasit, B.L, për blerje banese, në shumën 2 000 000 lekë.
Bashkëshorti, hua marrë vëllait M.K, për blerje banese, në shumën 500 000 lekë.
Bashkëshorti, hua marrë vëllait D.K, për blerje banese, në shumën 500 000 lekë.
Bashkëshorti, hua marrë vjehrri S.Sh, për blerje banese, në shumën 500 000 lekë.
Viti 2013
Kursime nga dy pagat në shumën 850 000 lekë.
Pagesa në institucionin arsimor,”Gulistan”, për kopshtin e fëmijës në shumën 132 000 lekë.
Paga, si gjyqtare në Elbasan, në shumën 901 792 lekë.
Paga e bashkëshortit në shumën 1 438 226 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura të përfituar nga shpronësi i një prone me sip 2 900 m2, në Gramsh, në emër të nënës, me vlerë 482 700 lekë.
Viti 2014
Kursime nga dy pagat në shumën 1 200 000 lekë.
Pagesa në institucionin arsimor,”Gulistan”, për kopshtin e fëmijës në shumën 242 000 lekë.
Gjendje cash të ardhurash, në shumën 300 000 lekë.
Gjendje në llogarinë e pagës, në shumën 106 09 lekë.
Gjendje në llogarinë e pagës, në shumën 150 27 lekë.
Paga, si gjyqtare në Elbasan, në shumën 1 160 291 lekë.
Paga e bashkëshortit në shumën 1 572 127 lekë.
Bashkëshorti ka shlyer detyrimin ndaj vëllait, D.K, në shumën 500 000 lekë.
Bashkëshorti ka shlyer detyrimin ndaj vëllait, M.K, në shumën 500 000 lekë.
Bashkëshorti, hua marrë vjehrri S.Sh, për blerje banese, në shumën 500 000 lekë.
Viti 2015
Kursime nga dy pagat në shumën 1 138 856 lekë.
Pagesa në institucionin arsimor,”Gulistan”, për kopshtin e fëmijës në shumën 260 000 lekë.
Gjendje cash, të ardhurash në shumën 700 000 lekë.
Paga, si gjyqtare në Elbasan dhe tek Krimet e Rënda në shumën 1 204 990 lekë.
Paga e bashkëshortit në shumën 1 837 986 lekë.
Bashkëshorti gjendje të ardhura në shumën, 238 856 lekë.
Bashkëshorti ka shlyer detyrimin ndaj vjehhrrit S.SH në shumën 500 000 lekë.
Viti 2016
Gjendje llogarie në pagën e bashkëshortit në shumën 1 323 055 22 lekë.
Pagesa në institucionin arsimor,”Gulistan”, për kopshtin e fëmijës në shumën 250 000 lekë.
Pakësuar gjendje cash me vlerë 400 000 lekë.
Gjendje e llogarisë së pagës në shumën 618 58 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtare tek Krimet e Rënda në shumën 1 368 919 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si punonjës i Albtelekom në shumën 1 832 064 lekë.
Viti 2017
Gjendje e llogarisë së pagës në shumën 387 06 lekë.
Gjendje cash, të ardhurash në shumën 50 000 lekë.
Gjendje llogarie në pagën e bashkëshortit në shumën 2 147 275 33 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtare tek Krimet e Rënda në shumën 1 443 669 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si punonjës i Albtelekom në shumën 1 802 600 11 lekë.
Të ardhura në formë diete si pjesmarrëse në një seminar në Austri në shumën 615 euro.
Viti 2018
Gjendje e llogarisë së pagës në shumën 40 033 06 lekë.
Gjendje llogarie në pagën e bashkëshortit në shumën 1 803 387 03 lekë.
Gjendje cash, të ardhurash në shumën 50 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtare tek Krimet e Rënda në shumën 1 054 484 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si punonjës i Albtelekom në shumën 1 830 085 lekë.
Të ardhura si eksperte nga Shkolla e Magjistraturës për vitin 2018 në shumën 27 033 lekë.
Kontratë sigurimi për veten, me vlerë 1 919 990 lekë.
Kontratë sigurimi për pronën me vlerë 1 600 000 lekë.
Pagesë shpenzimi për tel në shumën 81 500 lekë.
Pagesë për shkollën 9 vjeçare, “Turgut Ozal”. për vitin 2018 janë paguar 3 743 euro.
Bashkëshorti: Kalimi i 75% aksioneve me vlerë 75 000 lekë, të zotëruara në kompaninë Albtelecom, në emër të nënës së ndjerë dhe në favor të trashëgimtarëve të saj.
Shitja e 75% aksioneve të Albtelecom me vlerë 75 000 lekë./CNA.al
Ditët e fundit në media dhe në rrjetet sociale kanë bërë mja...
Pas protestës së 16 shkurtit, opozita e drejtuar nga Lulzim ...
Në datën 9 gusht, në Tiranë u inaugurua një memorial në nder...
Prej rreth nëntë muajsh Sandër Lleshaj drejton zyrtarisht mi...
Edhe pse me taksat e qytetarëve shqiptarë paguhet një admini...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka drekuar sot në mesdi...
Ditët e fundit, mediat pranë qeverisë dhe kryeministrit Edi ...
Opozita që prej muajit shkurt, pas djegies së mandateve ka b...
Lajmin e thyerjes së pllakës së memorialit të viktimave të “...
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se emigrantë dhe disa...
Me datë 2 Korrik 2019, CNA.al publikoi shkrimin, “Veli...
Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në Partinë Demokratik...
Disa ditë më parë unë shpjegova se si Acromax Media, m...
Keqmenaxhimi dhe abuzimi me taksat e qytetarëve, është kthye...
Ish-ministri i ndjerë i Transporteve, Sokol Olldashi gjashtë...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar ...
Ish Ministri i Jashtëm dhe ish deputeti i PD-së, Besnik Must...
Një masiv shkëmbor është shkëputur këtë pasdite në fshatin M...
Kryeministri Edi Rama, i cili njëkohësisht është edhe kryeta...
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste mbrëmjen e së mërk...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...