web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati në Vlorë/ Gazetari Laze “shuplakë” policisë

30 Gusht 2019, 21:25, Kronika CNA

Gazetari Elio Laze ka reaguar lidhur me ngjarjen  e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku 36-vjeçari, Elius Thartori, i dënuar më parë për vrasje, u plagos me armë në banesën e tij.

Laze risjell në vëmendjen denoncimin e emisionit investigative ?Fiks Fare? në shkurt të vitit 2017, ndërsa shkruan se ngjarje të tilla mund të ishin parandaluar, nëse Policia e Shtetit do i merrte parasyshe denoncimet e mediave.

?Nuk është hera e parë që Policia dështon. Dhe duke dështuar policia, shtohen plumbat, të plagosurit, të vrarët, plagët e hapura e më tej armiqësi të zgjatura sa jeta!? shkruan më tej Laze në reagimin e tij.

Postimi i plotë

Plumbat e pa parandaluar te ?Vlores?

Pak minuta me pare krisi serish pistoleta. Nje i plagosur ne Vlore. Elius Thartori u identifikua shenjestra e atentatit.
Ky emer per mua nuk eshte i padegjuar me pare. Kthehem pas ne kohe, ne shkurt 2017. Gazetarja e Fiks Fare Elisa Dedja kerkon ne Drejtorine e Pergjitshme te Burgjeve informacion per kete shtetas.
Ne cilesine e Keshilltarit te Drejtorit te Pergjithshem dhe ne baze te detyrave te ngarkuara ne ligj, bej verifikimet perkatese nga e cila rezulton qe ky shtetas ishte me precedente penal. Per vrasje.
Por edhe perse me nje dosje te ?pasur? me kete lloj krimi, serish Elius Thartori vijonte jeten i qete, duke u punesuar ne sistemin arsimor. Mesues i edukimit fizik ne nje nga gjimnazet e qytetit te Vlores.
Ishte pikerisht shqetesimi i ngritur nga prinder te ndryshem qe vune Fiks Faren ne levizje.
Ne i vume emisionit investigativ dokumentet ne dispozicion dhe ?Fiksi? transmetoi temen.
Por nje media kaq e ka hapin. Merr denoncimin, e heton, e ploteson me cdo material te mundshem dhe me pas e transmeton.
Me tej eshte shteti qe vepron. Ne rastin konkret eshte shteti qe nuk vepron.
Nese strukturat e policise nuk do e neglizhonin denoncimin e Fiksit, ngjarja e sotme mund te ishte parandaluar. Eshte nje nga shtyllat e Policise se Shtetit, parandalimi i ngjarjeve te tilla.
Nuk eshte hera e pare qe Policia deshton
Dhe duke deshtuar policia, shtohen plumbat, te plagosurit, te vraret, plaget e hapura e me tej armiqesi te zgjatura sa jeta!/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga