web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“PS nuk i bëhet mburojë askujt”/ Çfarë paralajmëron Taulant Balla

28 Gusht 2019, 19:24, Politikë CNA

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla teksa foli pas takimit të kryesisë në selin rozë, tha se PS nuk i bëhet mburojë askujt nga personat që kanë përgjegjësi personale për të shkuarën e tyre.

Sipas Ballës akuzat e PD ndaj ndaj Valdrin Pjetrit dhe kreut të Bashksisë Vorës, Agim Kajmaku, janë  përgjegjësi personale dhe se do të ashpërsohet Neni 10 i ligjit të Dekriminalizimit për personat që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre.

?Kishim një mbledhje kryesie të partisë e cila ishte e fokusuar sa i përket një prezantimi që ka të bëjë me një axhendë pune intensive, që paraprinë zgjedhjet në PS.

Siç e dini PS është e vetmja forcë që është në një proces të vazhdueshëm ristrukturimi.

Ne kemi argumentuar nevojën që në strukturën e PS Shkodër të ndërmarrim një hap të rëndësishëm rigjenerimi, që është një proces që për shkak të zgjedhjeve, do të zhvillohen në të gjitha bashkitë, por veçanërisht në Shkodër.

Kemi marrë vendimin për të pasur një vëmendje të veçantë, procesin e riformatimit të PS Shkodër?.

I pyetur për akuzat e PD ndaj Valdrin Pjetrit dhe kreut të Bashksisë Vorës, Agim Kajmaku, Balla tha se ato janë përgjegjësi personale dhe se do të ashpërsohet kodi ligjor për personat që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre.

?Nisur nga rasti i Valdrin Pjetrit, ne kemi diskutuar, kryeministri ka rishprehur domosdoshmërinë që këtë përgjegjësi personale të personave që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre ne ta ashpërsojmë përmes mekanizmave ligjorë.

Në çdo rast PS ka vënë një stendat në politikën shqiptare, kurrë nuk kemi bërë mburojën për asnjë?, tha Balla./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga