web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plumb në kokë të riut/ Zbardhen detaje tronditëse

22 Gusht 2019, 15:59, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në orët e paradites në Tiranë.

Një i ri është qëlluar me plumb në kokë, dhe për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Disa orë pas ngjarjes Policia ka bërë të munduar zbardhjen krimit dhe identifikimin e autorit.

Sipas policisë, rreth orës 11.30, në rrugën ?Muhamet Gjollesha?, në një vilë trekatëshe, shtetasi I.Ç ishte duke kryer punime  për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi I.Ç, pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V,  ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Ushtarak ka shkuar një person, i cili ishte plagosur me armë zjarri, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit L.V, banues në Tiranë.

Rreth orës 11.30, në rrugën ?Muhamet Gjollesha?, në një vilë trekatëshe, shtetasi I.Ç ishte duke kryer punime  për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi I.Ç, pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V,  ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V./CNA.al





Lajmet e fundit nga