web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabiste banesa/ Arrestohet 29-vjeçari

14 Gusht 2019, 09:43, Kronika CNA

Policia ka arritur të zbardh vjedhjen e 4 banesave, të ndodhur muajt e fundit në qytetin e Kavajës.

Gjatë operacionit të marrë për arrestimin e autorit, dhe parandalimin e vjedhjeve të tjera, policia ka arritur të arrestoj si përgjegjës për rastet një 29-vjeçar banues në Luz të vogël në Kavajë.

Mësohet se 29-vjeçari i identifikuar si B.A. ka vjedhur në këto 4 banesa vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndyshme shtëpiake.

Shtetasi B.A. do të procedohet penalisht për veprën penale ?Vjedhja?.

Njoftimi i plotë i policisë:

Zbardhen 4 vjedhje banesash , të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Kavajës.

Zbardhja pas një pune hetimore me metoda speciale të hetimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi 1”

Në pranga 29 – vjeçari i cili kryente vjedhje banesash të ndryshme.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të bërë me metoda speciale të hetimit, organizuar dhe finalizuan operacionin “Shëtitësi 1”, ku u bë e mundur zbardhja e 4 rasteve të vjedhjes së banesave të mdryshme në Kavajë.

Si rezultat i operacionit u bë ndalimi  i shtetasit: B. A., 29 vjeç, banues në Luz të vogël Kavajë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas  muajt e fundit në qytetin e Kavajës ka vjedhur në 4 banesa , në të cilat ka  vjedhur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndyshme shtëpiake.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Vjedhja? në ngarkim të B. A./ CNA.al





Lajmet e fundit nga