web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Evazion fiskal dhe pastrim parash/ Në kërkim biznesmeni i karburanteve

10 Gusht 2019, 07:13, Kronika CNA

Gjatë kontrollin në kuadër të operacionit anti-informalitet, është konstatuar se disa pompa të kompanisë ‘Gega Oil”, të cilat, kanë kryer evazion fiskal.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë, Paulin Gegën.

Sipas policisë Gega është proceduar katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave

Njoftimi i policisë:

“Vijon operacioni kundër informalitetit e  evazionit fiskal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me organet tatimore, ka ndjekur veprimtarinë e tatimpaguesit “Gen Klaudis ShA”, në vijim të zbatimit të Planit të Masave  kundër Informalitetit dhe Evazionit Fiskal në sektorët e Turizmit, Ndërtimit, Hidrokarbureve, Tregtimit të mallrave me akcizë, dhe ka ushtruar kontroll në datën  07.08.2019.

Nga kontrolli tatimor janë gjetur pompa, të cilat në shkelje të ligjit, funksiononin në regjim manual dhe për këtë arsye, është kryer bllokimi i tregtimit të karburantit nga ky subjekt.

Menjëherë pas bllokimit, u kryen hetime intensive që çuan në konkluzionin se administratori i kompanisë, shtetasi Paulin Gega, përmes subjektit ?Gen Klaudis Sha? që njihet me emrin tregëtar ?Gega Oil?, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme.

Po ky shtetas është proceduar katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave.

Pas veprimeve të saj hetimore, Policia e Shtetit i  referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet në ngarkim të shtetasit Paulin Gega.

Prokuroria nxorri një urdhër ndalimi për këtë shtetas, i cili rezultoi se është larguar nga vendi në dt.09.08.2019 .

Shtetasi Paulin Gega u shpall në kerkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” ,  “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, njofton policia./CNA.al





Lajmet e fundit nga