web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Të ka ardhur fundi, të pret burgu"/ Qytetarët i tregojnë vendin Metës

2 Gusht 2019, 06:32, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta, u bënë disa muaj që ka nisur të reagojë çuditshëm.

Herë në konferenca për media, e herë në rrjetet sociale, Presidenti po shokon të gjithë opinionin publik.

Deklaratat e tij bëhen meme në rrjete sociale, ndërsa qytetarët i përdorin si batuta për të kaluar kohën.

Por, Meta nuk heq dorë, herë duke përqafuar domatet e herë në kodra e në male, shfaqet në mënyrë të çuditshme, duke ulur vlerat postit të Presidentit.

Dje në konferencën për media, vuri kusht për largimin e tij. Që ai të largohej në vend të tij duhej të shkonte Rexhep Mejdani. Ndërkohë ky i fundit është  shumë larg figurës së Metës.

Ka seriozitet dhe integritet dhe nuk është bërë gazi i botës në konferenca për shtyp apo rrjetet sociale si Meta.

Qytetarët që ndjekin Metën në rrjete sociale, pas çdo shfaqjeje të tij, thonë që frika nga drejtësisë, e ka bërë Metën të flasë përçart.

Ndaj qytetarët i përmendin burgun, duke i thënë, lëviz s atë mudnesh sa je i lirë se më vonë do përfundosh në burgun e Reçit.

“Të ka ardhur fundi”, i shkruan një qytetarë, ndërsa një tjetër i thotë se me deklaratat që bën duket sikur i lutesh Ramës për të shpëtuar nga burgu.

Më poshtë po sjellim komentet e qytetarëve./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga