web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta e Teatrit Kombëtar/ Drejtori shpall pushtimin e institucionit

31 Korrik 2019, 19:38, Kulturë CNA

Protestën e një pjese artistësh të mbështetur në prapavijë dhe nga disa shoqata të shoqërisë civile dhe parti opozitare, të cilët prej muajsh po e kundërshtojnë pa bërë asnjë kompromis vendosmërinë e dyshes Veliaj-Rama për prishjen e Teatrit Kombëtar, drejtori i këtij Teatri, Hervin Çuli e ka vlerësuar si pushtim institucioni. Madje duke publikuar se për këtë akt i është drejtuar Policisë me kallëzim.

Institucioni i Teatrit Kombëtar nuk po drejtohet më teknikisht nga unë as nga Ministria e Kulturës, por nga një grupim njerëzish, ka thenë Çuli, i qenë prezent në emisionin ?Repolitix?.

?Përfundimisht Teatri nuk drejtohet më as nga unë, as nga Ministria e Kulturës, por nga ky grupim.  Detyra ime ka qenë të vë në dijeni organet kompetente, kam bërë një denoncim institucional pranë këtyre organeve,ku i vë në dijeni që institucioni nuk është më në kontroll të administratës dhe të punonjësve të Teatrit Kombëtar. Denoncimi ka rreth 3-4 ditë, brenda 24 orëshit të momentit që ndodhi ngjarja. E depozitova në Policinë e Tiranës. Nuk kam asgjë me aktorët që duan Teatrit, por në këtë rast është detyrim institucional në radhë të parë sepse nesër pasnesër mund të ketë objekte të dëmtuara, të vjedhura dhe përgjegjësia është mbi punonjësit. Janë vlera monetare dhe historike të jashtëzakonshme?, u shpreh drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga