web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Bëjini dhuratë një vëlla, jo qen e mace"/ Besi dhe Xhensila "kritikohen" për ditëlindjen e vajzës së tyre

15 Korrik 2019, 10:40, Aktualitet CNA

Disa ditë më parë çifti shumë i komentuar i showbizzit shqiptar festoi ditëlindjen e parë të vajzës së tyre, Ajkës e cila bëri bujë dhe vazhdon të flitet edhe në diten e sotme.  Pas disa fotosh nga festa, Bes Kallaku tregoi dhuratën e Ajkës, i cili ishte një qen që kishte kushtuar rreth 1500 euro.

Kjo nuk i pëlqeu fansave të ciftit dhe u hasën me kritika për arsye të ndryshme. Së pari,  një ndër komentet më të pëlqyera në postimin e fundit të Xhensilës, shkruan: ?E trishtë. Ai fëmijë s?ia ka idenë ç?po ndodh. Ato para që ke shpenzuar mund t?ua kishe dhënë atyre që kanë nevojë.?

Një tjetër komentues në profilin e Besit ndan të njëjtin sentiment dhe shkruan: ?Ndalo pak dhe mendo! Të kujton gjë kjo shprehje. Edhe sikur thashë, ju jeni të parët që nuk ndaloni të mendoni dhe bëni demek jeni kaq të dhimbshëm karshi të varfërve.?

 

 

Në po të njëjtën temë, të tjerë kritikuan praninë e lepujve dhe ponit në festën e ditëlindjes, duke shkruar se kafshët s?janë për fëmijë të vegjël, aq më pak në kafaze.





Lajmet e fundit nga