web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherri në Itali/ Balla fiton gjyqin me dhëndrin e Berishës

12 Korrik 2019, 15:33, Aktualitet CNA

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale një dokument ku lajmëron se ka fituar gjyqin me dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezin.

Kujtojmë që tre vite më parë, më 25 qershor të vitit 2016, Balla dhe Malltezi u konfliktuan në aeroportin e Romës, ndërsa, më pas, Taulant Balla e kallëzoi atë në polici.

?Berishët u vetëdorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetëpranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren?, shkruan Balla në rrjetet sociale, ndërsa shton se dëmshpërblimi prej 3000 eurosh do të shkojë në investim për kopshtet dhe cerdhet.

Postimi i plotë

Fondi për Edukimin, përmes të cilit do investojmë në kopshte dhe çerdhe, me të ardhurat që burojnë nga gjyqet me Berishët, Lulezimat dhe artistët e PD u shtua sot me një ?kontribut? të vlefshëm nga dhëndri i Sali Berishës prej 3000 euro. Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetë-pranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren.
Siç kam dhënë fjalën e gjithë kjo shumë do të shkojë për një institucion para-shkollor në Librazhd. Në ditët në vijim ky çek do t?i kalojë fëmijëve të komunitetit të nderuar rom në Librazhd. Vazhdoni të bëheni për turp në sytë e njerëzve, sepse ne kemi gjetur tashmë instrumentin si ta bëjmë të dobishëm Lulin, Saliun dhe artistët e PD???
Shpifjet që më pas frymëzojnë dhunën dhe molotovët janë fundi i asaj çfarë ka mbetur nga PD./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga