web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk ndalet Ristani/ Tre orë para protestës i kujton Bashës se pa besim dhe ndershmëri nuk ka fitore

8 Korrik 2019, 14:53, Aktualitet CNA

Ish Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani në një postim në rrjetet sociale vetëm pa orë para protestës së opozitës shkruan se nuk ka fitore pa besim.

Ristani ka shpjeguar termat fitore dhe besim duke u bazuar në Wikipedia duke i kujtuar kryedemokratit Basha çelësin e suksesit.

?Nuk ka fitore pa besim.

Cfare eshte besimi sipas Wikipedia:

Bindje e fortë se diçka është e vërtetë ose se do të kryhet patjetër; ndjenja e sigurisë për dikë që ka merita e veti të larta, bindje në çiltërinë, në ndershmërinë e në ndërgjegjen e dikujt; siguria në forcën e arsyes ose në drejtësinë e dikujt; qëndrim i mbështetur në këtë bindje e siguri.

Besimi i vërtetë ka të bëjë me sigurinë që kemi fituar nga përvojat e kaluara.
Besimi i vërtetë nuk është naivitet, nuk është thjesht një ndjenjë, nuk është i verbër?,-shkruan Ristani./CNA.al





Lajmet e fundit nga