web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama duhet larguar një orë e më parë”/ Andi Përmeti bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje

28 Qershor 2019, 17:57, Aktualitet CNA

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti në një postim në rrjetet sociale shkruan se kryeministri Edi Rama duhet larguar një orë e më parë.

Deputeti Përmeti i ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e marrëveshjes Rama-Basha, pasi, sipas tij, Basha në 2017-tën u bë paterica e Ramës, ndërkohë q ë tani po i jep bashkitë në tavolinë.

Andi Përmeti shkruan se “ka ardhur koha ti japim shqiptarëve një shpresë, pasi kësaj klase politike i ka ardhur fundi”.

“Rama duhet larguar nje ore e me parë”, e nis postimin deputeti Përmeti që më tej vijo:.

“Te diel kujdesuni per vete dhe per te ardhmen e femijeve tuaj. Mos bini pre e marreveshjes Basha-Rama. Basha zgjodhi para 2 vitesh te ishte paterica qe mbajti Ramen ne pushtet dhe po tani zgjodhi ti dhuronte Rames ne tavoline bashkite e djathta te cilat ai kurrsesi nuk mund ti fitonte.
Ju demokrate dhe ju opozitare jeni te vetedijshme qe shume bashki, si Vau Dejes, Shkoder, Tropoje, Kamez, Vore, Devoll, Kavaje, Lezhe dhe dhjetra bashki te tjera opozita kishte mundesi reale per ti fituar, por Basha zgjodhi tia falte ne tavoline duke bere fasaden e pushtetit per interesa personale. Sot ne burg jane opozitaret dhe jo Basha, Bardhi e bardhat e tjere qe drejtojne sot PD. Mos u beni fasade e Rames. Rama meriton dhe duhet larguar nje ore e me pare. Dilni masivisht dhe votoni per te larguar kliken ramiste qe eshte sot ne pushtet.
Ka ardhur koha ti themi boll marreveshjeve politike te nendheshme per interesa personale ku pushshteti dhurohet ne tavoline. Ka ardhur momenti ti japim Shqiperise dhe shqiptareve nje shprese se kesaj klase politike i ka ardhur fundi.
#bollteatrit
#votobindjentende
#votonr36.” /CNA.al





Lajmet e fundit nga