web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Molotov shkollës në Bushat/ Tre efektivë të plagosur

27 Qershor 2019, 19:22, Aktualitet CNA

Është përshkallëzuar situata në në Bushat të Vaut të Dejës ku protestuasit i vunë flakën KZAZ nr.6.

Mësohet se nga përplasjet e mbështetësve të opozitës me policinë janë plagosur tre efektivë policie.

Këta të fundit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekim.

Njoftimi i policisë

Shkodër
Informacion paraprak

Sonte, rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD, tek KZAZ nr.6 e cila ështe ngritur prane një shkolle në Bushat, Vau i Dejës.

Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta.

Për pasojë janë plagosur 3 punojës policie të Komisariatit Vau i Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna për kapjen dhe shoqërimin e personave të tjerë, të përfshire në ngjarje.

Grupi hetimor i ngritur për çështjen dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit.

/CNA.al





Lajmet e fundit nga