web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Si zoçka tek klloçka”/ Ramës nuk i del inati me çizmet e Monikës

26 Qershor 2019, 16:38, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Gramsh për takimin elektoral të radhës.

Teksa foli para banorëve, kreu i qeverisë  nuk ngurroi të sulmojë dhe opozitën teksa me tone ironike u shpreh se opozita e ktheu Parlamentin në një vend ku bëhet mundje.

?Në vendin ku përfaqësuesit e popullit u bënë lolo përpara popullit, me lloj lloj skemash që nuk ishin parë ndonjëherë në Parlamentin e Shqipërisë.

Nuk ishte para ndonjëherë në Parlamentin e Shqipërisë që të çohej një deputete e të zbathej për t?i përodorur çizmet si armë.

Nuk është para ndonjëherë që Kryetati i opozitës të hynte me xhup në sallë i fryre nga xhepate mbushura me vezë. Dhe deputetet që shkonin uleshin si zoçka tek kllocka.

Nuk ishte parë ndonjëherë në Parlamentin e Shqipërisë që të përdoreshin flakadanët e cadrat për tu mbrojtur nga sulmet.

Nuk ishte parë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë të dilnin deputetët nga Parlamenti si krushqit që sapo kanë marrë nuset dhe festojnë mandatet e djegura.

Nuk ishte parë që deputetët me mandate të djegura të futeshin mes popullit dhe të përdornin njerëz, budallej e të sinqertë si mish për top.

Nuk ishte parë ndonjëherë që pasi një shtab i tërë elektoral të vihej në përgjime, dhe përgjimet të dilnin njëri pas tjetrit në gjermani, për ta shitur si një çorbë e neveritshme Shqipërinë.

Nuk ishte parë ndonjëherë që një parti politke të zhvillonte një aktivitet bombardues ditë e natë, duke u betuar e stërbetuar që nuk do lejojë askënd të votojë.?-theksoi më tej Rama. /CNA.al





Lajmet e fundit nga