web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Opozita në drejtim të paditur”/ Rama çel fushatën në Lezhë

2 Qershor 2019, 16:16, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama,  ka çelur sot fushtën në qytetin e Lezhës. Teksa foli para mbështetësve , Rama tha se opozita ka frikë nga gara me votë, prandaj bërtasin rrugëve kundër zgjedhjeve.

?Sot, këtu në Lezhë, vazhdon maratona drejt 30 Qershorit. Një betejë që duket pa kundërshtar, por është më e qartë se asnjëherë tjetër. Mes nesh që duam ta çojmë Shqipërinë përpara, dhe atyre që duan ta kthejnë mbrapsht me sherr, me konflikt, me baltë. Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin rrugëve kundër zgjedhjeve. Kanë frikë të vijnë para popullit e të praënojnë gjykimin me votë. Ata kanë frikë nga ballafaqimi me ne, prandaj betohen rrugëve se do na imponojnë një përplasje. Ata që vendosën të ikin nga zgjedhjet nuk kanë në dorë asgje tjetër, përveç ikjes tyrë në drejtim të paditur. Ngaqë nuk fitojnë dot, thonë duam të ikni ju dhe të vim ne. Boll nga 30 vjet me lojra politike. Ku është parë kjo! Dhe nuk ka për tu parë as këtu?, theksoi Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga