Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Një dasmë e improvizuar u organizua të dielën e fundit të sezonit ?Portokalli?, ku vetë aktori në rolin e Ylvi Bakërrit ishte ftuar bashkë me Genën të këndonin në dasmën e Gaz Pajës. Por edhe pse nuk kishte bërë publike një datë të ceremonisë së vërtetë të martesës me partneren e tij Ira Seferi, ?Panorama Plus? mëson se dasma VIP e shumëpërfolur organizohet sot në mbrëmje në ambientet e hotelit luksoz ?Plaza? në qendër të Tiranës.
Të ftuarit kishin disa ditë që morën ftesat e babait të njohur, Luftar Paja, dhe nënës së tij, ku mbi 300 miqtë e përzgjedhur i ftojnë të marrin pjesë në dasmën e djalit të tyre me bionden shumë simpatike, një vajzë e panjohur në publik. Edhe pse artisti është përpjekur që t?i mbajë deri diku diskrete detajet e ceremonisë luksoze me shumë personazhe të famshëm të të gjitha fushave, ?Panorama Plus? ka zbuluar se do të jetë një mbrëmje e gjatë që do t?i ngjasojë një koncerti, pasi në dasmën e Gazit do të performojnë disa këngëtarë.
Nuk dihet nëse në kulmin e dasmës, dhëndri më i ri në qytet do të marrë mikrofonin dhe të performojë këngët e tij të preferuara, shumë prej të cilave ka arritur t?i realizojë si profesionist i vërtetë në netët e spektaklit të humorit. Me kostumet e dizenjuara nga stilisti Joni Peçi, Gazi do të jetë në stilin ?haute couture?, ashtu siç meriton një natë e veçantë si ajo e dhëndërisë.
Muzika do të jetë një miks e të gjitha trevave të Shqipërisë dhe, natyrisht, që për ceremoninë do të respektohen të gjitha fazat, që nga koktejli i pritjes së të ftuarve, kulminacioni me djegien e shamisë së beqarit, momenti i tortës dhee puthjes së çiftit dhe patjetër që do të ketë dhe mbyllje ekzaltuese siç është heqja e kravatës dhe argëtimi pa frena. Nuk dihet nëse Gazi do të postojë video live apo ?Story? në ?Instagram? nga ceremonia, edhe pse këtë nuk e bëri as me festën e beqarisë.
Ndërkohë që, partnerja e tij Ira postoi në ?Instagram? disa albume me foto nga festa e beqarisë në bregdet, Gazi preferoi ta ?ngrijë? ?Instagram?-in këto ditë para dasmës, duke e konsideruar këtë si një moment të rëndësishëm për të cilin duhet ruajtur privatësia. Aktori i njohur i spektaklit të humorit ?Portokalli?, vendos t?i japë fund beqarisë në moshën 41- vjeçare.
Lajmi se do të kurorëzojë me martesë dashurinë e tij me partneren bionde doli pak javë më parë, ndërsa vetë Gazi e konfirmoi në spektaklin ?Portokalli?, duke bërë batutë me veten se ?është tjetri mirë e bukur në jetën e tij, e shkon e martohet!? Gazi është munduar që lidhjen e tij ta mbajë larg syrit të mediave dhe rrallëherë është shfaqur në publik me të, por duket se kjo vajzë që ai e ka përkufizuar si ?e bukura e dheut?, ia mori mendjen për t?u bërë gruaja e tij.
Për miqtë e tij, ky është një lajm i madh, duke qenë se një artist sqimatar si Gaz Paja nuk ka qenë e thjeshtë që të bindet për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tij. Që shoqërohej me një vajzë të bukur kjo gjë dihej, por që e kishte shumë seriozisht lidhjen me të u zbulua në dasmën e mikut të tij Bes Kallaku, ku ai u shfaq i shoqëruar me partneren e zemrës në atë ceremoni. Ndërsa i ftuar në ?Wake Up?, ai për herë të parë pranoi që ishte në një lidhje dashurie.
Tashmë, ai e kishte gjetur njeriun e zemrës, madje u shpreh se ajo e bën të ndihet shumë, shumë mirë. Ndonëse i rezervuar për jetën e tij private, ai rrëfeu, ndër të tjera, se e dashura e zemrës është njeri shumë i kuptueshëm përballë natyrës impulsive të tij. Një vit më parë, Gazi u shpreh se për momentin po jetonte lidhjen, por martesa nuk ishte ende në planet e tyre. Por duket se brenda 12 muajve gjërat ndryshuan me shpejtësi, pasi ai tashmë ndihet gati për të thënë ?po? sot.
PARTNERJA E GAZ PAJËS ME FAT PRINCESHE, NJË ARTIST PËR BURRË, QË I SIGURON MARTESË ME GJITHË TË MIRAT
Një artist i mirëfilltë në Shqipëri natyrisht që nuk mund të vërë dot pasuri. Por biondja e re dhe e bukur, Ira Seferi, paska fatin e princeshës, pasi burri që po martohet ajo është artisti që po i siguron një martesë me të gjitha të mirat.
Me talentin, zgjuarsinë dhe shkathtësinë e tij, Gazi, paralelisht me karrierën në televizion apo rolet në teatër, ka arritur të ngrejë dhe bizneset e tij, siç është një restorant në jug të vendit, për të cilin ai punon gjatë muajve të verës kur nuk shfaqet në ekran. I shkolluar në Greqi dhe i specializuar me master në Londër, Gazi është burri që do e dëshironte çdo vajzë, pasi është artisti që ka dhe sensin praktik.
Kështu Irën, e cila bashkë me martesën nis edhe jetën, e pret një jetë e rehatshme e plot mirëqenie. Një copëz nga realiteti, ku ata do të jetojnë çift, e pamë në rubrikën ?Për drekë me mua? te ?E diela Shqiptare?, ku ai kishte gatuar një drekë për Balina Bodinakun, Elhaida Danin dhe Blerina Bombaj. Publikut i ranë në sy ambientet e shtëpisë luksoze të aktorit, që ndodhet në një nga zonat e shtrenjta të Tiranës. Për herë të parë u fol për këtë lidhje të re të artistit verën e 2017- s, pasi u panë dhe u fotografuan në plazhet e jugut, ku Paja kalon muajt e verës.
Më pas, paparazzi i ?Panorama Plus? e fotografoi Pajën dhe të dashurën e tij në një moment ?hot? në një nga club-et e Tiranës, ku dukej që nuk përmbahen kur janë pranë njëri-tjetrit. Duke shijuar nga një gotë alkool dhe muzikën e fortë, ata u kapën duke shkëmbyer prekje e puthje në publik, gjeste që tregojnë se lidhja e tyre është shumë e fortë dhe pasionante. ?Simpatike, e bukura e dheut. Është bionde, e gjatë, e buzëqeshur, elegante, pozitive, i qeshin syçkat kur shikon Gazin?, ishin përshkrimet e moderatorëve të ?Wake up?, duke qenë se ata e njohin nga afër të dashurën e tij.
Pasi i dëgjoi, Gaz Paja nuk hezitoi të tregonte më shumë nga lidhja, duke u shprehur se është një romantik i vërtetë, se i dedikon asaj këngë dashurie. Sipas tij, janë çifti perfekt. ?Nuk kemi akoma as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë?. ?Ndihem mirë, është një vajzë që më fal qetësi, është shumë e sjellshme, e dashur, korrekte, më bën të ndihem shumë mirë?. Le të shohim se si do të duken në altar Gazi dhe Ira, dhe nëse një fëmijë do të vijë në jetën e tyre së shpejti pas dasmës./Burimi:panorama plus
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur sot në zonën e Pezës...
Autostrada Tiranë-Durrës është përfshirë nga kaosi rreth mes...
Komisionet e Vettingut, fillimisht duhej të kishin kaluar v...
Hyrja e qytetit të Shkodrës do të ofrojë shumë shpejt një tj...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar të gjithë fëmijët për ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të...
Ministri i Shtetit për Europën i Gjermanisë, Michael Roth ka...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur që të urojë 1 qesh...
Gjykata e Tiranës ka vendosur të mos e lirojë Gjergji Cukali...
Avokati i njohur Atlin Goxhaj ka reaguar në lidhje me spotin...
Numri i shtuar i padive për të zgjidhur martesa mes djemsh t...
Ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike, pas letrës ...
Presidenti Ilir Meta, ka ftuar fëmijët në kopshtin e Preside...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë një deno...
Duke nisur nga dita e hënë, Testi Teorik për marrjen e provi...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar sot disa foto që...
Ka shkuar në katër numri i personave të lënduar për shkak të...
Kasha Grimes është bërë e famshme tashmë me pozat e saj në I...
Jonathan dhe Megan Axworthy janë bërë një çift shumë i njohu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...