web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dëmtimi i banesave nga tërmeti/ Ushtria vendos çadrat në Korçë

1 Qershor 2019, 17:41, Aktualitet CNA

Efektivë të Forcave të Armatosura të Mbrojtjes janë vendosur në ndihmë të banorëve të Korçës.

Ata kanë ngritur çadra për familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar.

?Në zonat e prekura nga tërmeti në rajonin e Korçës mbërrijnë çadrat, shtretër dhe batanije për familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar?, thuhet në njoftim.

Nga tërmeti i fuqishëm i cili u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm, u dëmtuan rëndë 100 shtëpi, ndëra katër persona mbetën të plagosur.

Epiqendra e tërmetit 5.3 ballë, që u shoqërua me mbi 20 lëkundje nga të cilat 6 të forta, ka qenë në fshatin Floq, që e përfshin Kolonja, ku dhe janë shkaktuar dëmet më të mëdha materiale. /CNA.al





Lajmet e fundit nga