web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tregtohej në kushte skandaloze/ AKU konfiskon 257 kg produkte mishi, gjobitet subjekti

27 Maj 2019, 08:20, Aktualitet CNA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar 257 kg produkte mishi, si dhe ka bllokuar një thertore të paligjshme të shtetasit Ramiz Shala, në zonën e Katundit të Ri në Durrës, ndërsa e ka gjobitur me 250 mijë lekë.

Sipas AKU-së nga kontrolli rezultoi se Shala e kryente procesin e therjes së kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme në një ambient të improvizuar, ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit.

Ambjenti ishte tejet i amortizuar, i vogel ne hapsire dhe nuk plotesonte asnje norme të kritereve higjeno-sanitare apo teknike-teknologjike per procesin e therjes se kafsheve te gjalla. Mbetjet teknologjike te procesit te therjes së kafshëve të gjalla (ujërat, gjaku etj?), përfundonin në kanal duke mos u grumbulluar dhe u trajtuar në ndonjë ambjent të posacëm, duke kontaminuar keshtu mjedisin përreth.

Ne te njejtat mjedise të papërshtatshme ku kryhej therja e kafsheve te gjalla, subjekti përgatiste në mënyrë të paligjshme edhe produkti ushqimor  ?Sallam? per te cilin subjekti nuk kishte asnje dokumentacion ne formen e kartes teknologjike apo etikete, mbi përbërësit dhe procesin e pergatitjes së tij.
Në subjekt u evidentuan 257 kg produkte ushqimore (mish dhe nenprodukte te tij) të pacertifikuara e të pavulosura nga veterineri zyrtar dhe pa dokumentacionin përkatës (specifikisht 219 kg mish gjedhi, 14 kg mish deleje dhe 24 kg sallam).

Per shkeljet e evidentuara, AKU vendosi masat administrative:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon dhe fton çdo konsumator të përgjegjshëm që nëpërmjet raportimeve te bëhet pjesë e sfidës tonë të përbashkët dhe te kontriboje cilesisht ne suksesin e betejes për sigurinë ushqimore.





Lajmet e fundit nga