web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Për një minutë krejt i pavarur, pas 30 vitesh në politikë”/ Artan Fuga ironizon Gjinushin

21 Maj 2019, 08:49, Aktualitet CNA

Akademiku dhe pedagogu i njohur, Artan Fuga, ka ironizuar Skënder Gjunishun, i cili është kandidati i vetëm për drejtimin e Akademisë së Shkencave.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga ironizon Gjunishin, ku thotë se është e çuditshme kur politikani me eksperiencë 30-vjeçare  krejt papritur bëhet ?akademik i pavarur?.

Ai shton se kandidati pa rivalë për Akademinë e Shkencave, Skënder Gjinushi ka 12 vite që shkel ligjin duke mbajtur njëherësh postin e kryetarit të partisë dhe atë të anëtarit në akademi.

Postimi i Artan Fugës:

Ngriva shkriva

Kandidati pa rivalë për kryetar i Akademisë së Shkencave paska shpallur sot se pas tridhjetë vjetësh në politikë ai nuk qenka më politikan, por është bërë akademik i pavarur.

Krejt i pavarur! Brenda një minute!Tre ditë para zgjedhjeve!Ka ngrirë të gjitha funksionet politike!Të zënë në grackë nga vetja e tyre kanë filluar të luajnë ngriva ? shkriva!

Vërtet për t?u shkrirë së qeshuri!Ka 12 vjet që shkel ligjin duke qenë dhe anëtar akademie dhe kryetar partie dhe tre ditë para se të vetëshpallet kryetar vendos t?a respektojë atë!/ CNA.al





Lajmet e fundit nga