web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali me zv. kancelarin/ Çfarë i kërkon ish-ministri Ambasadës në Austri

18 Maj 2019, 10:48, Aktualitet CNA

Ish- ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka shkruar sot lidhur me me skandalin në Austri, ku zv/kancelari Strache u kap në korrupsion politik.

Manjani duke dashur të theksoj prapambetjen e Shqipërisë në raste të tilla ku korrupsioni konsiderohet si një gjë e zakonshme, shprehet me ironi se Ambasada e Shqipërisë në Austri duhet të reagojë fortë mbi këtë çështje kaq të rëndë, siç reagon Ambasada e Austrisë në vendin tonë.

?Me urgjencë t’i transmetohet autoriteteve Austriake përvoja jonë e çmuar për:
1. Shpalljen e Der Spiegel dhe Süddeutchezeitung si Kazanë.
2. Emërimin e Kanzelarit edhe si Zëvendëskanzelar dhe pastaj delegimin e detyrës tek kujt t’i dojë qejfi. Mund ti ofrohet edhe ndihma e B. Haxhiut…
3. Marrjen e masave policore , pra të blerjes së gazit lotsjellës. Ta kenë gjendje.
4. Marrjen nën kontroll të menjëhershëm të mediave austriake, për t’i mbrojtur ata nga ndikimi Rus.? shkraun Manjani në rrjetet sociale, me një ironi të dukshme.

Zv/kancelari Strache, njëherësh dhe kreu i Partisë së Lirisë, ofroi kontrata qeveritare për mbështetje politike. Menjëherë pas publikimit të lajmit ku akuzohej për korrupsion , si dha dorëheqjen nga posti.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Deklaratë.

Me shqetësim të madh po përcjell ngjarjet në Austri, ku zëvendëskancelari atje u kap në një skandal korrupsioni politik.

Më vjen keq që ky skandal hedh gurë e baltë mbi demokracinë e institucionet publike në Austri.

I kërkoj Ambasadës së Shqipërisë në Austri të reagojë po aq fort sa Ambasada e Austrisë në Shqipëri, për çështje të tilla.

Me urgjencë t’i transmetohet autoriteteve Austriake përvoja jonë e çmuar për:
1. Shpalljen e Der Spiegel dhe Süddeutchezeitung si Kazanë.
2. Emërimin e Kanzelarit edhe si Zëvendëskanzelar dhe pastaj delegimin e detyrës tek kujt ti dojë qejfi. Mund ti ofrohet edhe ndihma e B. Haxhiut…
3. Marrjen e masave policore , pra të blerjes së gazit lotsjellës. Ta kenë gjendje.
4. Marrjen nën kontroll të menjëhershëm të mediave austriake, për t’i mbrojtur ata nga ndikimi Rus.

Ambasada jonë atje të ketë gati deklaratat publike edhe në Twitter, kundër çdo veprimi të opozitës së Austrisë.

Parimet e reciprocitetit dhe ndihmës së ndërsjelltë janë i rëndësishme…/ CNA.al





Lajmet e fundit nga