web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksioni i policisë/ Arrestohen 5 shtetas, dy të tjerë procedohen penalisht

17 Maj 2019, 14:39, Aktualitet CNA

5 shtetas kanë rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Ata akuzohen për vepra penale të ndryshme si vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë

Qarku Korçë

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F.S, 25 vjeç dhe M.Z, 29 vjeç, banues në Berat (me detyrë punonjës të një kompanie, e cila kryen punime pranë gazsjellësit TAP).

Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.B, 49 vjeç, banues në Korçë.

Ditën e djeshme shtetasit F.S dhe M.Z, janë kapur në flagrancë në lagjen nr 17 në Korçë, duke i shitur shtetasit A.B, 200 litra naftë, sasi të cilën këta shtetas dyshohet ta kenë vjedhur duke shpërdoruar detyrën, nga një mjet i kompanisë në të cilën ishin të punësuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

G.M, 50 vjeç, banues në Berat, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit maqedonas R.P, 63 vjeç, banues në Shkup.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë Kufitare në Tushemisht, ushtruan ndaj dokumentacionit të këtyre shtetasve dhe të mjetit tip ?Dodge? në pronësi të shtetasit R.P, me të cilin ata u paraqitën në dalje të Republikës së Shqipërisë, iu konstatuan respektivisht shtetasit G.M, një pasaportë maqedonase dhe shtetasit R.P, një leje qarkullimi, të dyshuara si të falsifikuara, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu po nga kjo strukturë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur ?Enkelana? këtij shtetasi, iu konstatua një modifikim shtesë në serbatorin e mjetit të tij tip ?Benz?, nëpërmjet të cilit merrte një sasi më të madhe nafte nga Maqedonia, të dyshuar si kontrabandë.

Në mjet iu gjet një sasi prej 138 litra naftë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet edhe një sasi tjetër prej 300 litra naftë e ndarë në bidona. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan në total 438 litra naftë, si dhe mjeti tip ?Benz?.

Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga