web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Do mbahen zgjedhjet në 30 Qershor?/ Policia nuk mund të garantoj votimin

16 Maj 2019, 19:50, Aktualitet CNA

Tema e mbrëmjes së sotme në emisionin “360 Gradë” është: “A do të ketë zgjedhje në 30 Qershor?

“Krahas të ftuarve të tjerë në të është edhe Lefter Maliqi, deputeti i listës së PD, që i pari theu vendimin e Lulzim Bashës dhe nuk pranoi djegien e mandatit.

Në përgjigje të pyetjes së mësipërme, Maliqi vlerësoi se zgjedhjet e 30 Qershorit nuk do të zhvillohen dhe, krahas të tjerave, solli si fakt pamundësinë e Policisë së Shtetit për të garantuar votimin e lirë.

Maliqi tha se Policia e Shtetit nuk ka asnjë mundësi që të mbulojë të gjithë territorin e vendit në mbarëvajtje të procesit zgjedhor. Ligjërisht i bie të ketë një polic në çdo qendër votimi, ndërkohë që opozita mund të ketë numër të konsiderueshëm penguesish.

” Zgjedhjet e 30 Qershorit nuk do të bëhen, por edhe po të bëhen Policia e Shtetit do të ketë një përballje jo të lehtë. Sepse nëse do arrijë mazhoranca të shkojë në zgjedhjet e 30 Qershorit pa një marrëveshje me opozitën, me keqardhje mund të them se mund të ketë edhe një lloj përplasje civile, mes krahëve politikë, në disa zona apo qendra për shkak se Policia nuk mund ta ndalë dot këtë përballje që do cënojë rendin dhe të sigurinë publike. Kjo pasi policia e Shtetit nuk ka asnjë mundësi që të mbulojë gjithë territorin e vendit në mbarëvajtje të procesit, por edhe nga pamundësia për ti mbuluar qendrat e votimit. Ligjërisht i bie që të ketë një polic në çdo qendër votimi, përballë dhjetra penguesve të opozitës,”- tha Maliqi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga