web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria tranzitore/ Lubonja: Platforma e Bashës jo e besueshme

2 Maj 2019, 20:29, Aktualitet CNA

Analisti Fatos Lubonja ka folur rreth platformës së qeverisë tranzitore të prezantuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha ditën e sotme.

Sipas Lubonjës, platforma e Bashës është e paqartë dhe jo e besueshme.

Lubon ja ka ngritur pyetjet se kush do tia japë pushtetin kësaj qeverie tranzitore dhe sido zgjidhet kjo qeveri.

Pushteti i kësaj qeverie tranzitore. Kush do t?ja japë pushtetin kësaj qeverie? Si do zgjidhet kjo qeveri, e keni menduar ju?

Nëse do bësh një projekt, do ti thuash popullit, si do zgjidhet kjo qeveri. Ku e shoh problemin? Kontradikta e parë. Thuhet goditje me tolerancë zero për strukturat kriminale që blejnë vota. Kjo do të thotë, një pushtet i madh shumë, që ti të godasësh me tolerancë zero këto struktura.

Po prit zotëri, se goditjen e bën drejtësia dhe drejtësinë e ke të kapur. Kjo qeveria tranzitore, ose është revolucionare që e merr pushtetin me dhunë dhe dënon në emër të popullit, ose nëse ndërtojmë demokraci, kjo qeveri duhet menduar si do të jetë e paanshme.

Kësaj qeverie i duhet dhënë kohë, nuk bëhet dot kaq shpejt. Kontradita është se ju e doni këtë qeveri si instrument për të ardhur në pushtet, por nuk doni t?i jepni pushtet kësaj qeverie.

Ideja është të hiqet partitokracia në Shqipëri. Ajo që ndjej unë këtu, është që kjo platformë është e paqartë dhe jo e besueshme. Duket sikur thoni, ta marr njëherë unë pushtetin pastaj shohim. Me këtë dokument, nuk më bind?,-tha Lubonja në studion e ?Të Paekspozuarit?./CNA.al





Lajmet e fundit nga