web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I ngjyrosin me bojë dhe i detyrojnë të ecin lakuriq në rrugë/ Fotot po bëjnë namin në rrjetet sociale

2 Maj 2019, 10:26, Kuriozitete CNA

Në një qytet meksikan të quajtur Nuevo Laredo janë parë disa persona duke ecur nudo nëpër rrugë. Është raportuar nga mediat e huaja se urdhri për këtë është dhënë nga një kartel droge në vend.

Në foto duken 6 burra dhe një grua të cilët janë të zhveshur dhe të lyer me bojë kokë e këmbë.

Më pas janë detyruar të ecin në Guerrero Avenue, pranë qendrës historike të qytetit. Ata dukeshin si Spider-Man, Iron Man dhe Captain Marvel.

Nuk dihet ende motivi pas vendimit të kartelit të drogës. Ndërsa nuk është arrestuar asnjë person deri tani.





Lajmet e fundit nga