web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-ministri pendohet që i dha votën/ Veliaj është më keq se Rama

30 Prill 2019, 11:48, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani deklaron se  nuk ka alternativa të tjera veç Ramës dhe Veliajt për të marrë drejtimin e PS-së, pa asnjë dyshim Rama është më mirë.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se është gabim i madh që ka votuar për Veliajn, dhe për këtë ai thekson se prandaj duhen zgjedhje të lira.

Gjithashtu Manjani shkruan se votimet që po përgatiten janë marskaradë, sepse nuk ka zgjedhje!

?Nëse ky vend, për një moment, nuk ka alternativa të tjera veç Ramës dhe Veliajt, pa asnjë dyshim Rama është më mirë!

Megjithse nuk ka lënë gjë pa bërë; ka keqdrejtuar sa më ska; është përdoruesi më i madh i manipulimit propagandistik; i kritikueshëm në ekstrem, Edi Rama është prap më i pranueshëm se Erion Veliaj.

Të paktën është autentik në sjelljen e Tij.

Gabim i madh që i dhashë votën kryetarit aktual të Bashkisë!

Prandaj duhen zgjedhje të lira, që njerëzit të çlirohen nga tifozllëku e të zgjedhin lirisht.

Votimet që po përgatiten janë marskaradë, sepse nuk ka zgjedhje!?-shkruan Manjani në postimin e tij.





Lajmet e fundit nga