web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Efektet magjike të orizit të zi, nuk do ta besoni se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse e konsumoni vetëm një herë në javë

28 Prill 2019, 10:36, Lifestyle CNA

Edhe pse përdorimi i tij është i ndaluar në shumë vende të botës, orizi i zi ka shumë përfitime shëndetësore. Ky lloj ushqimi përdorej vetëm në tryezat mbretërore  por sot e gjejmë edhe në treg.

Ndonëse nuk është shumë i përhapur si lloj ushqimi ai sjell përfitime të mahnitshme për shëndetin sipër zemrën, stomakun dhe gjithashtu parandalon diabetin. Ja disa nga përfitimet që sjell nëse ju e konsumoni atë një herë në javë.

1.Forcon sistemin imunitar

Orizi është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë trupin të luftojë dëmtimet e ndryshme në organizëm. Gjithashtu zvogëlon inflamacionin dhe madje është mbrojtës ndaj qelizave kancerogjene

2.Mbron zemrën

Studimet kanë treguar se përfitimet shëndetësore të orizit të zi përfshijnë përmirësimin e shëndetit të zemrës. Ai ul rrezikun e formimit të pllakave në arterie dhe ndihmon në parandalimin e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

3.Detoksikon trupin

Studimet kanë treguar se ngrënia e orizit të zi mund të ndihmojë në pastrimin e trupit nga toksina. Antioksidantët në orizin e zi punojnë për të reduktuar stresin oksidativ , të pastrojnë mëlçinë dhe arteriet.

4.Shëndeti Digestiv

Fibrat që gjenden me shumicë në kokrrat e orizit të zi ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut, fryrjes dhe problemeve të tjera të tretjes-shkruan Living.

5.Ndihmon në parandalimin e diabetit

Përdorimi i orizit të zi ngadalëson përthithjen e sheqerit në gjak, duke reduktuar kështu rrezikun e për t?u prekur nga diabeti dhe mbajtjen e niveleve të duhura  të sheqerit në gjak.Hulumtimet kanë treguar se ky varietet  mund të ndihmojnë në parandalimin e rezistencës ndaj insulinës. Rezistenca e insulinës rrit gjithashtu rrezikun e obezitetit.





Lajmet e fundit nga