web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nuk mund ta kuptoj"/Miliarderi i ASOS thyen heshtjen pas humbjes se 3 femijeve

26 Prill 2019, 11:48, Aktualitet CNA

Pronari miliarder i Asos Anders Holch Povlsen konfirmoi pak ditë më parë se i biri Alfred dhe vajzat Alma dhe Agnes u vranë në sulmet terroriste të Sri Lankës që synonin të krishterët dhe turistët e huaj në të dielën e Pashkëve, ndërsa vajza e tretë Astrid mbijetoi. Ai e ka përshkruar humbjen si ?krejtësisht të pakuptueshme?, por tha se është ?thellësisht mirënjohës? për mbështetjen e njerëzve pas tragjedisë.

 

Duke lexuar mesazhin tek një turmë prej rreth 700 dashamirësish, në Brande të Danimarkës pastorja Arne Holst-Larsen tha:

?Humbja e fëmijëve tanë të dashur Alma, Agnes dhe Alfred janë plotësisht të pakuptueshme. Me dashurinë e njerëzve që na rrethojnë, miqve dhe kolegëve të talentuar, por edhe me familjen tonë të bashkuar ne do ia dalim ta kalojmë të gjithën këtë. Ne e vlerësojmë shumë dashurinë që shfaqët sonte, jo vetëm për familjet dhe fëmijët tanë, por për të gjitha viktimat e veprimeve mizore në Sri Lanka?.

Fëmijët e Z. Povlsen u vranë vetëm disa ditë pasi ai zbuloi planet për t?i dorëzuar pasuritë e tij tek fëmijët, me shpresën se do të vazhdonin të ruanin trashëgiminë.

Përkujtimoret për humbjen e tri fëmijëve u mbajtën përmes një meshe në rrugë, ku të gjithë mbanin nga qiri në dorë dhe ecën nga qendra e qytetit deri në shtëpinë e Povlsen.

Burimi: Daily Mail 





Lajmet e fundit nga