web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha nënshkruan marrëveshjen me partitë aleate/ Nuk do të ketë zgjedhje farsë

23 Prill 2019, 10:06, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat, pas nënshkrimit të marrëveshjes me partitë e tjera opozitare, ka ripërsëritur qëndrimin e tij, se nuk do të ketë zgjehdje farsë.

Gjithashtu Basha tha se do të angazhohen që zgjedhjet të përfaqësojnë vullnetin e popullit dhe për një drejtësi që nuk vepron me dy standarde.

?Do të angazhohemi që zgjedhjet të përfaqësojnë vullnetin e shqiptarëve.  Do angazhohemi për një reformë në drejtësi dhe prokurorë e gjykatës që të shërbejnë me një standard dhe jo me dy standarde.

Ti jepet fund një drejtësie që ndëshkon me të padrejtë dhe promovon grabitjen e qytetarëve.

Zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë pa u ndëshkuar krimi elektoral dhe pa u vënë para përgjegjësisë Rama dhe bashkëpunëtorët e tij?-tha Basha.

Ndërsa sa i takon marrëveshjes opozitare, kreu i PD-së, theksoi se përgjegjësia kryesore është dhënia fund e tranzicionit në Shqipëri.

?Marrëveshja opozitare nuk është thjeshtë një konfirmim i mazhorancës së re politike dhe morale, mbi supet tona nuk është vetëm fitorja në zgjedhjet e ardhshme, por një mision kombëtar për ti dhënë fund tranzicionit në vend?-u shpreh kryedemokrati Basha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga